14:35:04                2019-06-03

 

 

Klubi i basketbollit për femra Shkupi, me disa gjenerata të saja, ka garuar suksesshëm në liga të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Kështu, basketbollistet kanë zënë vendin e tetë në Ligën e parë, kurse në Ligën U18 prej 11 skuadrave janë renditur në vendin e katërt.

Në Ligën U16 poashtu kanë zënë vendin e katërt në një konkurrencë prej 12 ekipeve.

Në Ligën U14 në një konkurrencë më të fortë, ku garojnë 14 ekipe basketbollistet e Shkupit poashtu zunë vendin e katërt.

 

 

“Duhet potencuar se këtyre vajzave deri tani askush nuk iu ka dhënë përkrahje finansiare, përveç disa prindërve dhe bordi i ekipit me vet finansim. Me të gjitha gjeneratat kemi pasur gjithsej 68 loja për një sezon, që është rekord i ndeshjeve dhe eksperiencë për këto mosha të reja. Ju lutem t’i përkrahim këto talente që janë nga Shkupi dhe Kumanova që janë ardhmëria dhe krenaria e basketbollit të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar trajneri Enver Miftari. (Lajmpress)