Koloneli Anwar R. kishte punuar për shërbimet siriane të Inteligjencës deri në ikjen e tij në fund të 2012- s. Iku në Turqi dhe më pas u vendos në Evropë, duke iu bashkuar radhëve të opozitarëve të dalë në ekzil të Sirisë.

 

Në fund, megjithatë, historia që mori me vete e ndoqi këmba-këmbës. Anwar R. u arrestua në Berlin gjatë shkurtit, si i dyshuar për krime kundër njerëzimit, përfshirë torturimin e të burgosurve, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është i pari oficer i lartë aktual apo i dikurshëm sirian që arrestohet lidhur me shtypjen brutale të protestave të fillimit të kryengritjes së marsit të 2011-s nga regjimi brutal i Bashar al-Assadit.

U arrestua bashkë me një tjetër sirian, i identifikuar nga prokurorët gjermanë si Eyad A., i cili ka punuar për shërbimin e Inteligjencës të regjimit dhe është po ashtu i dyshuar për përfshirje në torturimin e të burgosurve. Që të dy përballen me drejtësinë gjermane; tentimet e shumta për krijimin e kontaktit me avokatët e tyre për komente kanë qenë të pasuksesshme.

Një sirian i tretë u arrestua në Francë, nën dyshimin për krimet kundër njerëzimit. Arrestimet u bënë tetë vjet pas protestave të 2011-s, të përshkallëzuara në një gjakderdhje masive mbarëvendore. Sot pushkët në shumicën e vijave të frontit në Siri janë heshtur.

Megjithëkëtë, këta të arrestuar mund ta sinjalizojnë një fazë të re në këtë konflikt dhe konsiderohen si “peshq të mëdhenj” të parë të kapur për hetuesit e përkushtuar që ta zbardhin luftën në Siri./ina-online