20:52:36                    2019-04-23

 

 

Për katër vite me radhë, Kadri B. (54) ka pranuar ndihma sociale, gjithsej 159 mijë franga në mënyrë të paligjshme. Kësaj të marte, shtetasit verimaqedonas iu organizua një proces gjyqësor në Bazel.

Në xhinse dhe një këmishë me mëngë të shkurtra, ngjyrë blu-bardhë-zi, gjipspunuesi Kadri B. (54) hyri në sallën e gjykatës. Para Gjykatës penale të Bazelit, shtetasi verimaqedonas u gjend për shkak të për mashtrimit tregtar, punësimit dhe strehimit të të huajve pa leje pune dhe shkelje të ligjit të trafikut, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com.

Në mediat sociale, i akuzuari pëlqen të paraqitet si xhentëllmen: Pozon me një BMë X6 të bardhë, paraqitet i suksesshëm. Por, gjithçka ishte vetëm fasadë. Mesazhet anonime ia shpërthyen botën iluzore. Në fakt, Kadriu ka jetuar për katër vite me radhë me ndihmë sociale, duke pranuar pak më pak se një çerek milioni frangash zvicerane (më saktësisht: 246’726 franga) nga enti social i Bazelit. Akuza e rëndonte se të paktën 159,202 franga i ka pranuar në mënyrë të paligjshme.

Sipas prokurorit, gjatë marrjes së ndihmës sociale, Kadriu ka kryer punë të ndryshme për një firmë gjipspunuesish në Luzern. Ai u pagua me para në dorë, që llogariten diku rreth 170’226 franga. Vetëm se ai asnjëherë nuk i paraqiti paratë e fituara. Në vend të kësaj, ai arkëtonte më me dëshirë dyfish.

Sipas prokurorisë, Kadriu jo vetëm që e mashtroi entin e mirëqenies sociale “duke e fshehur punën e tij”, por edhe “me vetëdije keqinterpretonte situatën e tij të të ardhurave”. Në gjykatë, Kadriu (që nga viti 2018, pronar i një kompanie ndërtimi në Bazel), para gjykatës megjithatë u paraqit si i varfër, i lodhur psikologjikisht dhe i paaftë për të punuar për shkak të problemeve të gjurit. Punët nuk i shkonin siç duhet, prandaj babai i gjashtë fëmijëve ishte i varur nga ndihma financiare nga miqtë dhe familja.

Para gjykatësit ai ka mohuar se është paguar nga kompania në fjalë e Lucernit. Në këtë mënyrë, Kadriu futet gjithnjë e më shumë në kontradikta gjatë marrjes në pyetje. Ai e ka pranuar vetëm akuzën për shpejtësi të madhe në autostradën A3 me 140 km/h, në vend të 100 km/h të lejuar.

Kadriun, prokurori e ka përshkruar si “person gjakftohtë dhe pa kuptim” – duke kërkuar një burgim të kushtëzuar prej 20 muajsh – të pezulluar në periudhën provuese prej dy vitesh. Megjithatë, mbrojtësi i Kadriut, ka kërkuar lirim nga të gjitha akuzat, duke kërkuar dënimi për vetëm tetë muaj burg të pakushtëzuar, me një periudhë provuese prej dy vitesh.

Mirëpo, gjykata nuk tregoi lehtësim dhe vendosi ta shpallë fajtorë për të gjitha akuzat. Kadri B. i shqiptohet një dënim me burg me kusht prej një viti, me një periudhë provuese prej dy vitesh, për mashtrim të entit të mirëqenies sociale. Për veprat e tjera B. dënohet me gjobë me kusht me 75 mëditje pune prej 30 frangash, me dy vite periudhë provuese.