Shkup, 28 tetor – Ndryshimet në Ligjin për zona teknologjike-zhvillimore industriale bëhen që të rritet interesi dhe t’u dilet në vigjilje investitorëeve, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Peshevski.

“Ka investitorë, të cilët dëshirojnë të menaxhojnë me zonat, të marrin një zonë ose një tjetër ose të formojnë zona në lokalitet që nuk ekziston. Shpesh herë që të sigurojnë edhe financim, nevojitet t’u tegojnë investitorëve të tyre dhe bankave se posedojnë pronësi mbi vendin. Nga këto shkaqe e bëjmë këtë, sqaroi Peshevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të konferencës së sotme ndërkombëtare për përgjegjësi shoqërore në Shkup.

Paralajmëroi se do të ketë kritere të caktuara për ata që do të jenë të interesuar, por ato akoma definohen.

Ndryshimet e Ligjit për zona teknologjike zhvillimore industriale janë në rend dite në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për çështje ekonomike.