Policia e Suedisë e ka arrestuar të dyshuarin për terrorizëm në ngjarjet e 27 prillit Dejan Davidovski. Rasti është konfirmuar nga Prokuroria për mediat në gjuhën maqedonase, dhe kanë shtuar se Maqedonia e Veriut ka kërkuar ekstradimin e Davidovskit.

 

Gazetar suedeze “SVT Niheter” e ka publikuar lajmin se 39 vjeçari Dejan Davidovski, për të cilin para një viti është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe të cilin e kërkonte edhe Interpoli, është arrestuar në aeroportin Skavasta të Suedisë. /ina