70th Cannes Film Festival - The amfAR's Cinema Against AIDS 2017 event - Auction - Antibes, France. 25/05/2017. Singer Rita Ora takes part in a show during auction. REUTERS/Stephane Mahe - RTX37O0Y

11:10:03                   2019-04-11

 

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, me vendbanim në Britani të Madhe, Rita Ora, ka vizituar vendlindjen e saj si ambasadore e UNICEF-it.
Që nga viti 2013, 28-vjeçarja është e angazhuar si ambasadore për Fondin e Fëmijëve të OKB-së, shkruan “Heute”, përcjell Shtegu.com. Të mërkurën, detyrën e saj të bamirësisë ajo e realizoi në vendlindjen e saj, Prishtinë. Me praninë e saj atje, ajo i ka befasuar më shumë se 400 fëmijë si pjesë e “Soccer Aid”.

“Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë për të takuar fëmijët me familjet e tyre, të cilat mbështeten nga Unicef-i”, tha Rita Ora për vizitën e saj.
Me prindërit e saj, këngëtarja u zhvendos nga Prishtina në moshën vetëm njëvjeçare, në Angli. Prej atje, ajo filloi karrierën e saj dhe tani është e famshme në botë.