Shkup, 3 nëntor – Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi sot uljen e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas vendimit të sotëm, ulen çmimet e benzinave dhe të dizelit, përkatësisht me 1 denar dhe 0.5 denar.

Lista e çmimeve të reja:

Eurosuper BS95 – 73.00 den/l
Eurpsuper BS98 – 75 den/l
Eurodizel (D-EV) – 62.5 den/l.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi në mesnatë dhe vazhdojnë në dy javët në vijim.