Në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse”, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, ka folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni, lidhur me protestat e opozitës para Qeverisë, raportet me shefin e opozitës Zoran Zaev, korrupsionin, papunësinë, dorëheqjen e tij eventuale dhe shumë e shumë çështje të tjera. Në mesin e këtyre çështjeve, atij i është parashtruar edhe pyetja nëse në Maqedoni mund të eksplodojnë konflikte ndëretnike. “Në Maqedoni nuk ka potencial për konflikte ndëretnike. Shqiptarët janë plotësisht të integruar, bile janë edhe pjesë e Qeverisë. Edhe në Kumanovë nuk kishte asgjë të përbashkët me konfliktin ndëretnik: Ishte vetëm një betejë 30 orëshe në mes të forcave maqedonase të sigurisë dhe pesë terroristë kriminelë, të ardhur nga vendi ynë fqinj, Kosova”, ka deklaruar Nikolla Gruevski.
Ballina LAJME LAJME NGA MAQEDONIA Nikolla Gruevski për “Die Presse”: Beteja e Kumanovës nuk ishte konflikt ndëretnik