Ekipi i Ligës së parë zvicerane, FC Lucernit ka startuar me fitore në sezonin e ri, duke mposhtur FC Wil 1900 në fushën e gjelbër në Tribschen, me rezultat 3:0.
Para rreth 500 shikuesve, në mesin e golashënuesve u radhitën edhe shqiptarët Jahmir Hyka (1:0) dhe Haxhi Neziraj për rezultatin 2:0. Është ky një sinjal i mirë se edhe gjatë këtij viti shqiptarët do ta mbajnë fjalën kryesore në Kampionatin e futbollit zviceran.