Atletja shqiptare e reprezentacionit të Maqedonië, Drita Islami është plasuar në vendin e shtatë në garën e 400 metrave me pengesa, që është zhvilluar të dielën pasdite në Lojërat Evropiane në Baku të Azerbajxhanit. Në këtë konkurrencë, në të cilën kanë marrë pjesë 15 garuese, Islami shënoi rezultat prej 1.03.32, që është rekord personal dhe shtetëror. Rekordi i saj i mëparshëm i saj ka qenë 1.05.14. Ajo tha se është shumë e kënaqur me rezultatin e arritur.
“Jam shumë e kënaqur me rezultatin, pasi dola e shtata prej 15 atleteve. Kam vrapuar rekord shetëror dhe jam shumë e lumtur me këtë rezultat pasi që që tre javë jam përgatitur në mënyrë intensive”, deklaroi Drita për “Lajm”, pas përfundimit të garës./lajm/