08.03.2019

Ambasadori amerikan në Bosnjë e Hercegovinës, Erick Nelson, ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës, përkatësisht rrëfimi për rikufizim kufijsh dhe ndikimi i tij eventual në BeH, nuk mund të ndërlidhet në asnjë mënyrë me rastin e Bosnjës, njofton televizioni publik serb.

“Disa ngjashmëri ekzistojnë dhe ato kanë të bëjë me gjërat që i nevojiten rajonit. Ai është guximi politik dhe vizioni që të bëhen kompromise të rëndësishme për t’u përmirësuar siguria e gjithë rajonit. Këtë e kërkojmë edhe në BeH, por integriteti dhe sovraniteti territorial i Bosnjë e Hercegovinës duhet respektuar”, citohet të ketë thënë Nelson, transmeton Koha.net.

Duke folur për ndikimin Rusisë e të Kinës në destabilizimin e rajonit, ambasadori tha se ndikimi negativ i Rusisë shihet në rastin e Malit të Zi./koha.mk