Deri tash, modelet “M” kishin mbetur jashtë spekulimeve për versionet që nuk emetojnë gazra. Duke folur për “AutoExpress”, Robert Irlinger, drejtori i divizionit “i”, ka thënë se ekipi i tij tashmë është duke punuar me divizionin “M” për të sjellë elektrifikimin edhe te modelet me performanca të larta.

“Do t’i shihni automobilat e elektrifikuar edhe në divizionin ‘M’ po ashtu”, ka thënë Irlinger. “Jemi në bisedime me të gjitha brendet tjera të Grupit BMW apo nënbrendeve tjera si Rolls-Royce, Mini dhe po edhe divizionin ‘M’”, ka thënë ai. /koha.mk