
17:21:10 2019-02-27
Tabelat e komunikacionit rrugor në pjesën lindore të qytetit Biel/Bienne në Zvicër, janë shënuar vetëm në gjuhën gjermane. Deri më tani, Qeveria federale zvicerane ka hedhur poshtë mundësinë e dygjuhësisë. Këshilli i qytetit është duke zhvilluar betejë për të fituar këtë të drejtë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Qyteti Biel/Bienne është duke mbrojtur vetveten kundër sinjalizimit monolingual në pjesën lindore të tij. Tashmë një vit e gjysmë, tabelat janë shënuar vetëm në gjuhën gjermane. Një veprim të tillë do ta ndryshojë këshilltarja komunale, Barbara Schëickert (Të Gjelbrit): “Ne nuk do të heqim dorë”, ka proklamuar ajo, gjatë një konferencë për shtyp ditën e enjte, në sheshin qendror të qytetit.
Në një letër të shtatorit të kaluar, dërguar këshilltares së atëhershme federale, Doris Leuthard, qyteti i sugjeroi ndryshime konkrete të sinjalizimit: Biel-Süd duhet të shënohet Biel/Bienne – Süd/Sud, Bözingenfeld në Biel/Bienne – Industrie, pasi në këtë rast ky term do të ishte shumë i gjatë në të gjuhët. Gjithsej, duhet të sinjalizohen 30 shenja, veprim ky që nuk është edhe i lirë, pasi supozohet se do të kushtojë 50.000 franga zvicerane.
Megjithatë, propozimet nuk u pranuan, pasi ishte negative, respektivisht, e ndrojtur. “Ne, thjesht, u injoruam. Prandaj, ne tani do ta zgjerojmë bazën dhe do ta rrisim presionin mbi Zyrën Federale të Rrugëve”, thotë Schëickert. Edhe politikanët e tjerë po bëjnë fushatë, siç shkruan “Bieler Tagblatt”, përcjell Shtegu.com. Në seancën e marsit, këshilltarja e Bielit, Samantha Dunning (PSR) dhe këshilltari Pierre-Yves Grivel (PRR), do të paraqesin një mocion. Ata shpresojnë se Këshilli qeveritar i Kantonit të Bernës do ta mbështesë sinjalizimin dygjuhësor në Biel.
Gjithashtu ka reaguar edhe avokati, gjegjësisht këshilltari komunal, Cédric Némitz (PSR). Ai zgjodhi fjalë të qarta. “Kur i shikoj tabelat, mua si romand, vetvetja më duket i privuar”. Të mohohet një gjuhë, është një formë e përbuzjes dhe në thelb, aspak e diskutueshme. Kudo mbrohet dygjuhësia, e cila duhet të zbatohet edhe nëpër autostrada.