15:35:45                  2019-02-05

 

Një shtetas australian, në nëntor të vitit 2015 ishte fotografuar duke ngarë veturën me mbi 100 km/h në Edlibach të Zvicrës. Vozitësi 56-vjeçar është identifikuar dhe pas hyrjes së sërishme në Zvicër është arrestuar, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com.

Ngasja e krisur e australianit ka ndodhur tre vite më herët. Ka qenë ditë e shtunë, më 14 nëntor 2015, kur 56-vjeçari po ngiste veturën e marr me qera shumë shpejt në rrugën “Cholrainstrasse” në drejtim të Schmittlit. Ai u fotografua nga një sistem i matjes së shpejtësisë me 107 km/h. Me këtë rast, ai ka tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar prej 50 km/h për 51 km/h më tepër, njofton Shtegu.com. Meqë ka kryer një shkelje të kualifikuar të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj australianit ishte shqiptuar një urdhërarrest.

Kjo solli sukses të enjten, më 31 janar 2019. Në aeroportin e Gjenevës, vozitësi i krisur dhe i kërkuar është arrestuar pas hyrjes së tij të sërsihme në Zvicër, siç raportojnë autoritetet ligjore të Kantonit të Zugut, informon Shtegu.com. Ai i është dorëzuar Prokurorisë së Zugut dhe e ka pranuar veprën. Australiani është dashur të depozitonte një shumë të përgjithshme prej 8000 frangash zvicerane dhe kërcënohet të përballet me së paku një vit burgim. Përveç kësaj, atij i është ndaluar vozitja e veturës për një kohë të pacaktuar në Zvicër.