11:42:08             2019-01-18

 

Të enjten, nga Baden Würtenbergu i Gjermanisë janë dëbuar 18 persona për në Kosovë. Sipas udhëheqësisë së këshillit vendor të Karlsruhes, deportimi u bë me fluturim charter nga Baden Airpark për në Prishtinë. Të gjithë 18 personat e dëbuar kanë pasur një leje qëndrimi “duldung”, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Mes tyre ishin njëmbëdhjetë burra, tri gra dhe katër fëmijë nën 14 vjeç.

Sa i përket ndarjeve sipas rrethinave administrative, katër persona ishin nga Karlsruhe, shtatë nga Shtutgart, një nga Tübingeni dhe gjashtë nga Freiburgu. Tre persona erdhën drejtpërdrejt nga qendra e paraburgimit.