Ndeshja e ekipit U-20 të Agua Santa dhe Atletico Mineira do të mbahet mend pas një stuhie të jashtëzakonshme dhe fatit të pabesueshëm të futbollistit të ri Henrique, i cili u godit nga rrufeja

 

shkëputje nga Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=FoWoYFXjltI

Ndeshja zhvillohej në një mot të keq. Rrufeja kërcënonte pothuajse të gjithë ndeshjen, dhe arbitri ndërpreu ndeshjen.

Dy minuta deri në fund të ndeshjes në rezultatin 1-0 për Atletico Mineiro të gjithë ishin vetëm duke pritur për në fund dhe duke shkuar në dhomën e ngrohtë,  rrufeja goditi në një terren të përmbytur dhe plagosi futbollistin brazilian Henrique.

Lojtarët u tërhoqën menjëherë nga fusha dhe lojtari u ndihmua. Pushimi zgjati për disa minuta, dhe lojtarët, kthehen  dhe përfundojnë lojën. Për çudi lojtarët e përfunduan lojën në motin tejet të lig sikur të ishte kjo ndeshje botërore e jo një ndeshje vendore.

Henrique u transportua në spital, por u lirua së shpejti, pasi u zbulua se, fatmirësisht, që ai nuk kishte plaga të rënda.