16:49:43                    2019-01-17

 

 

Pesëdhjetë vite më parë, Gjermania nënshkroi një marrëveshje të rekrutimit të punëtorëve me ish Jugosllavinë. Gani Ibërdemaj i përket gjeneratës së parë të punëtorëve mysafirë në Gjermani dhe tregon për jetën e tij në Mynih.

“Tridhjetë mijë fotografi me ngjyra në ditë, për vite të tëra kemi prodhuar në Kosovë”, thotë Gani Iberdemaj sot për “Abendzeitung”, njofton Shtegu.com. Në vitin 1972, ai erdhi në Mynih si një punëtor i ftuar dhe punoi për prodhuesin e teknologjisë fotografike AGFA, i cili ishte pjesë e mrekullisë ekonomike gjermane. Njëmbëdhjetë vite më vonë ai u kthye. Me vete mori njohuritë e tij, ndërtoi një fabrikë prodhimi dhe përhapte fotografinë me ngjyra në vendin e tij.
50 vite më parë, atdheu i Ibërdemaj, Kosova, ishte ende pjesë e ish Jugosllavisë. Dhe në vitin 1968 Gjermania kishte nënshkruar një marrëveshje rekrutimi me Jugosllavinë, transmeton Shtegu.com. Ekonomia e pasluftës u rrit shumë shpejt, nevoja për punë, për për ta mbuluar tregun gjerman, ishte shumë e madhe. Kjo është arsyeja pse kompanitë gjermane po kërkonin punëtorë nga jashtë. Në fillim të viteve 1970, ishin 700,000 persona që erdhën për të punuar vetëm nga Jugosllavia në Gjermani.

Midis tyre ishte Gani Ibërdemaj. Në Beograd ai kishte studiuar në një kolegj teknik dhe mësoi gjuhën gjermane, pastaj punoi në zyrën postare në Pejë, një qytet në Kosovën Perëndimore, njofton Shtegu.com. Kur dëgjoi për vendet e lira në Gjermani, ai nuk hezitoi: “Si djalë i ri, dëshiroja të shihja diçka nga Europa”. Ibërdemaj ishte 22 vjeç kur ai dhe bashkëshortja e tij morën autobusin për Mynih – 24 orë udhëtim për një jetë të re.

 

Ibërdemaj punoi për njëmbëdhjetë vite si inxhinier në AGFA

Në moshë të re, i arsimuar mirë, i motivuar – si edhe shumë punëtorë të tjerë mysafirë, Gani Ibërdemaj nuk kishte vështirësi për të gjetur një vend pune. “Për njëmbëdhjetë vite punova si inxhinier në AGFA”, dhe madje edhe sot e kësaj dite, në zërin e tij rezonon krenaria kur Ibërdemaj rrëfen, transmeton Shtegu.com. Sistemet telefonike, alarmet e zjarrit – Iberdemaj ishte përgjegjës për të gjithë shërbimet e ndërtesës në rrugën “Tegernseer Landstrasse”.

Në Gjermani ai u konsiderua si një specialist, pohon Ibërdemaj. Praktikantët, për të cilët vetëm ai ishte përgjegjës dhe zyra e tij në rrokaqiell, ia përforcuan pozitën e tij në AGFA. Në Mynih, ai dhe familja e tij janë ndjerë gjithmonë të kënaqur dhe të integruar. “Ne kurrë nuk kemi pasur përvoja të këqija!” Përkundrazi, Mynihu u bë një shtëpi e dytë për Ibërdemajt.

Dhe e gjitha kjo, edhe pse koha e tij në Mynih ishte shumë e lodhshme. Si inxhinier, ai fitoi mirë, thotë Ibërdemaj, por jo aq mirë sa të mund të dërgonte para të mjaftueshme tek të afërmit në Kosovë, njofton Shtegu.com. Përkundër faktit se, bashkëshortja e tij, e cila ishte gjithashtu e punësuar në AGFA, edhe ai personalisht kishte një punë të dytë: “Në mbrëmje ne shpesh punonim si shitës”. Inxhieri Ibërdemaj, atëbotë ishte një konsulent në departamentin elektrik. Por, kjo nuk ndikoi që pavarësisht largësisë prej 1,000 kilometrave linjë ajrore nga vendlindja, gjurmët e nostalgjisë për Kosovën, për Ibërdemajt, të mbeten një lidhje e ngushtë me vendlindjen.

Sidomos, Kosova ishte afër gjatë fundjavës. Sepse atëherë ata kërcenin, vallëzonin dhe luanin shah tek Rilindja. Ibërdemaj e themeloi këtë klub kulturor kosovar në Mynih, në hapësirat e Shtëpisë së sotme Botërore në rrugën “Schwanthalerstrasse”. Pa internet dhe TV satelit, kjo ishte mënyra e vetme për shumë punëtorë mysafirë, që të dëgjojnë lajme nga vendlindja.

Në vitet 1970, në Mynih punuan rreth 40,000 kosovarë dhe sot janë edhe 25,000 persona që kanë rrënjë kosovare, njofton Shtegu.com. Gani Ibërdemaj nuk është më njëri prej tyre: Ai u kthye në vitin 1983, donte të përparonte vendin e tij, të ishte i suksesshëm. Fëmijët e tij ndonjëherë ankohen se ai u kthye, por Ganiu u thotë pa hidhërim: “Të jesh një punëtor mysafir do të thotë se herëdo-kurëdo duhet t`i dhëshë fund ndonjëherë”.