Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri vizitoi Qytetin Stockerau

296 Lexime

Asambleisti shqiptar në Komunën Stockerau të Austrisë, Setki Ibraimi, në një takim zyrtar e priti Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana.

Njëherit, me nderime të larta ai u prit edhe në Komunën Stockerau, nga kryebashkiakja Andrea Volkl, zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike të Austrisë së Poshtne, shefi i financave të qytetit, Gehard Dummer, i shoqëruar nga politikani shqiptar Setki Ibraimi. Mysafir i takimit ishte edhe politikani tjetër shqiptar, Nisret Bujari.

Vlen të theksohet se ky takim është organizuar nga Setki Ibraimi, e që është vizita e parë në historinë e Qytetit Stockerau e një diplomati të huaj, ndërsa fati e deshti që ai të jetë shqiptar, në këtë rast Ambasadori i Republikës së Kosovës. Për këtë organizim të shkëlqyeshëm, Setkiu për portalin Shtegu shprehet se është tepër i lumtur e krenar.