Aksident i tmerrshëm në Spreitenbach, humb jetën 27-vjeçari që u rrëzua nga ashensori

105 Lexime

Një person 27-vjeçar vdiq të hënën në një aksident në Spreitenbach të Zvicrës. Ai ra nga kati i njëmbëdhjetë në hapësirën e ashensorit.

Siç shkruan «20 Minuten», një person i ri ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe humbi jetën. Policia Kantonale në Aargau e ka konfirmuar aksidentin në fjalë, transmeton Shtegu.com.

27-vjeçari u largua nga banesa e tij të hënën në mbrëmje dhe ka dashur të zbres nga kati i njëmbëdhjetë. Kur e hap derën dhe është futur brenda, ndodhi tragjedia.

Pasi në vend të një kabine në ashensor, ka qenë vetëm vrima, sepse një natë më herët ai ka qenë i prishur. Çdo ndihmë për viktimën ishte e vonuar, pasi nuk i mbijetoi rrëzimit.

Zyra e prokurorit publik në Aargau është duke hetuar rrjedhën e aksidentit. Sipas gjetjeve fillestare, mekanizmi mbyllës i derës së ashensorit nuk ka funksionuar siç duhet, siç njoftoi të mërkurën prokurori publik në Aargau. E vetmja gjë që dihet: Është hapur një derë ashensori që nuk është dashur të hapet.

Prokurori publik në Baden i ka ndërmarr hetimet për rastin.