Garazhin „Autovillage AG“ e karakterizon miqësia, sinqeriteti, cilësia dhe transparenca

318 Lexime

Automjete perfekte dhe unike, të përgatitura me një cilësi të lartë dhe të kontrolluara me ekspertizë.

Në „AUTOVILLAGE AG“ nuk bëhet kompromis. Çdo automjet është po aq individual, sa edhe pronari i tij. Kjo është arsyeja se përse është shqetësimi më i madh i menaxherëve për të gjetur pronarin për çdo automjet.

Te „AUTOVILLAGE AG“ mund ta përjetoni dhe ta gjeni veturën tuaj të ëndrrave. Aty edhe mund të këshilloheni personalisht në mënyrë profesionale.

„AUTOVILLAGE AG“ është pak më ndryshe. Përpjekja e tyre për përsosmëri nuk njeh pothuajse asnjë kufi. Çdo automjet ka vlerën e vet. Për këtë arsye, çmimi nuk duhet domosdoshmërisht të jetë mbi 100 000 franga zvicerane, që të jetë diçka e veçantë.
Është shumë më e rëndësishme që vetura e juaj të vlejë çdo frang për ju.

Përparësia kryesore e „AUTOVILLAGE AG“ janë këshillat e ndershme dhe kompetente. Në këtë mënyrë, me „AUTOVILLAGE AG“ mund të gjeni automjetin TUAJ që ju përshtatet sot dhe nesër.

Pronarët e garazhit që gjendet në Wetzikon, Valmir Emini dhe një mik i tij italian në këtë periudhë të pandemisë, më saktësisht, në muajin maj vendosën që të hapin garazhin e tyre „AUTOVILLAGE AG“. Valmiri në Zvicër ka ardhur kur ishte vetëm gjashtë muajsh dhe integrimi në shoqërinë zvicerane nuk ka paraqitur ndonjë problem të madh. Fillimisht, gjyshi i tij ishte ndër të parët që migruan në Zvicër, nga fillimi i viteve 70`. Më pas ai bëri bashkim familjar dhe në Zvicër i solli edhe prindërit e Valmirit.

Valmiri bëri jehonë në mediat zvicerane pas një aksidenti të një fëmije shqiptar i cili u mbyt në ujërat e lumit Aare. Kjo tragjedi e preku aq shumë sa që ai vendosi ta rrethojë vendin përreth lumit në mënyrë që asnjëherë më të mos ndodhin tragjedi të tilla.

Duke dashur të përforcojnë miqësinë kalabrezo-shqiptare, ai dhe miku i tij italian me sukses të madh po e menaxhojnë garazhin tashmë të njohur për kualitet dhe besueshmëri të rrallë. Automjetet e tyre janë të një cilësie të lartë, të përgatitura në mënyrë të përsosur për klientin.

„Kemi kërkesa të shumta dhe koronavirusi nuk ka ndikuar fare në shitjen e automjeteve“, pohon Valmiri për Shtegu.com. Nga ana tjetër, djaloshi italian është i preokupuar me një klient, të cilit ia zbriti çmimin për disa qindra franga, pasi gjentiliteti ndaj klientëve është në radhë të parë.

Veturat e tyre të llojit Aston Marti, Audi, Bentley, BMW, Ferrari, Lamborghini, Maserati, Mercedes Benz, Mini, Porsche etj. mund të gjenden në ëdo kohë në koleksionin e tyre të veturave.

https://shtegu.com/archives/14393