E TMERRSHME: Vetura futet në restorantin e shqiptarit nga Tetova, lëndohen disa persona

Date:

Një veturë e llojit BMW, të martën është përplasur në restorantin Seeland në sheshin Bahnhofplatz të Bielit. Piceria që menaxhohet nga shqiptari Nazif Asani (39) dhe babai i tij, është shkatërruar

Të martën në mëngjes, një veturë e llojit BMW me ngjyrë të kaltër u përplas me shpejtësi në restorantin Seeland në Biel të Zvicrës. Piceria e famshme e menaxhuar nga shqiptari me prejardhje nga Tetova, Nazif Asani (39) u prek keq: Nuk u kursyen pjesa e përparme e dritares, karriget dhe tavolinat të cilat u shkatërruan. „Dëmtimi në restorant është me të vërtetë i madh“, thotë Nazifi.

Nazif Asani ishte në zyrën e tij kur dëgjoi një zhurmë të fortë. „Vrapova në restorant dhe pashë të gjitha shkatërrimet“, thotë Asani për „Blick“. „Më së tepërmi isha i lumtur lumtur që të ftuarit dhe punonjësit e mi gjendeshin mirë“.

Pronari shqiptar i restorantit vetëm mund të supozojë se si mund të ketë ndodhur kjo. „Me siguri se ajo i ka ngatërruar gazin me frenimin“. Mbi timonin e veturës ka qenë një vozitëse praktikante.

Pas përplasjes, pllaka përkatëse L e kaltërt ende ka qenë e ngjitur në pjesën e pasme të veturës. Sipas «Le Matin», një vozitëse praktikante nga Neuchâtel ka qenë pas timonit me bashkëshortin e saj.

Për 19 vite me radhë që e menaxhon restorantin, Nazifit diçka e tillë kurrë më parë nuk i kishte ndodhur. „Por diçka e tillë mund të ndodhë gjithmonë“, thotë ai.

Sipas policisë së Kantonit të Bernës, praktikantja ishte gati të kthehej nga stacioni i trenit në rrugën „Bahnhofstrasse“ kur, për arsye që ende jan ëtë panjohura, ajo goditi tre kalimtarë dhe u përplas në dritaren e restorantit Seeland.

Piceria është gjithmonë mirë e frekunetuar në kohën e drekës, për fat të mirë aksidenti ndodhi para shërbimit të drekës. Vetëm një mysafir ishte ulur para dritares, por ai ka mundur të hidhej mënjanë kur e pa veturën që po afrohej. Mysafiri kaloi pa lëndime.

Të tjerët kishin më pak fat: „Një burrë dhe një grua nga jashtë u plagosën rëndë“, thotë pronari i restorantit, informon Shtegu.com. „Burri kishte shumë gjakderdhje“. Për gruan, Nazifi nuk mund të deklarojë se në ç`masë është lënduar, pasi policia ishte përkujdesur.
Policia Kantonale e Bernës ka raportuar se dy këmbësorë janë plagosur rëndë në aksident dhe me ambulancë janë dërguar në spital. Një tjetër kalimtar, vozitësja dhe bashkudhëtari i saj u dërguan në spital për kontroll. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...