Në një ndeshje të paharrueshme „për jetë a vdekje“ kundër ekipit futbollistik për femra të Turqisë, ALG Spor, ekipi përkatës shqiptar Vllaznia Shkodër ka eliminuar kundërshtaren me rezultat 3:2 pas gjuajtjes së penalltive, informon Shtegu.com. Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa ekipi shqiptar u dobësua në minutat shtesë, pasi mebti me një lojtare më pak pas kartonit të kuq të futbollistes Curraj.
Pasuan vazhdimet dhe mysafiret kaluan në avantazh dy minuta para se të përfundonte ndeshja, ndërsa Bajraktari u përkujdes që ndeshja të vendoset përmes penalltive. Vajzat shqiptare kuqeblu eliminuan kampionet e Turqisë me ane te penalltive (3-2) duke kaluar raundin e parë të Uefa Champions League.



