Zvicra arreston dy zviceranë në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë

Date:

Të hënën në mbrëmje (2 nëntor 2020), ndodhi një sulm me një sfond terrorist në qendër të Vjenës. Në këtë kontekst, policia e Kantonit të Cyrihut formoi task forcën „Vjena“ për të kontrolluar nëse aktet në Vjenë kishin lidhje me Kantonin e Cyrihut

Hetimet policore çuan në identifikimin e zviceranëve 18-vjeçar dhe një 24-vjeçar. Të dy personat u arrestuan të martën pasdite (3 nëntor, 2020) në koordinim me autoritetet austriake nga njësia speciale EG Diamant në ëinterthur, informon Shtegu.com. Shkalla në të cilën ka pasur një lidhje midis dy personave të arrestuar dhe vrasësit të dyshuar, aktualisht është subjekt i sqarimeve dhe hetimeve të vazhdueshme që po kryhen nga autoritetet përgjegjëse.

Policia e Kantonit të Cyrihut, së bashku me Zyrën Federale të Policisë (Fedpol) dhe policinë austriake, janë në shkëmbim të ngushtë informacionesh. Qartësimi i plotë i një përfshirje të mundshme është qëllimi më i lartë i të dy autoriteteve të sigurisë.

Përveç Policisë së Kantonit të Cyrihut, ishin të përfshirë prokurori publik i Kantonit të Cyrihut, policia federale për krime, Zyra Federale e Policisë (Fedpol) dhe Policia e Qytetit ëinterthur.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...