Në fund, vendimi në St.Margrethen ishte i qartë. Përveç tre anëtarëve të mëparshëm, tani edhe Michael Graf nga FDP dhe apartiaku Dominic ëeder ulen në këshillin lokal. Kryetarja lokale shqiptare e CVP-së, Majlinda Sulejmani nuk kishte fat për një mundësi të tillë
Tre të mëparshmit Petra Rüttimann (e pavarur), Jacqueline Stäbler (PS) dhe Peter Staub (FDP) nuk duhej të dridheshin. Ata të gjithë morën mbi 700 vota.
Kryetari i bashkisë Reto Friedauer ishte gjithashtu i padiskutueshëm, informon Shtegu.com. Ai mori 955 nga 999 vota të vlefshme.
Presidenti i këshillit të shkollës Roger Trösch është gjithashtu një anëtar i ri i këshillit bashkiak, dhe ai gjithashtu u rizgjodh qartë (854 nga 899 vota).
Për fat të keq, Majlinda mori vetëm 430 vota që nuk ishin të mjaftueshme për një vend në këshillin lokal.
Arsyen e moszgjedhjes së saj, ajo e sheh në pyetjet provokuese të një gazetari zviceran që ia bëri para zgjedhjeve, të cilave Majlinda nuk iu përgjigj, pasi i vlerësoi si provkuese dhe të cenueshme për jetën e saj private dhe të bashkatdhetarëve të saj.
„Gazetari më bëri pyetje provokuese dhe raciste, ndërsa unë nuk iu përgjigja. Ai shkroi dy herë keq për mua dhe personat të cilët nuk më njihnin u bazuan te shkrimet e gazetarit. Psh më është parashtruar pyetja përse FC St. Margrethen është vetëm me shqiptarë dhe e kanë bërë si vendin e tyre, çka mund t`ju preferosh që të hiqen nga ky klub? Natyrisht se nuk flas keq për shqiptarët, por edhe për zvoceranët nuk e bëj një gjë të tillë. Kështu që vendosa që të mos i përgjigjem pyetjes së tij dhe asnjëherë nuk do t`u përgjigjem pyetjeve që dëmtojnë imazhin e vendit tim, të cilit i qëndrova besnike, sikurse edhe prejardhjes time“, thotë enkas për Shtegu.com, Majlinda Sulejmani.
Nga ana tjetër, gazeta „Rheintaler“ e ka mbështetur Majlindën duke shkruar shpeshëherë se ajo është e integruar. Përkundër disfatës së pafatshme, Majlinda nuk e ka ndërmend të dorëzohet aq lehtë. Asaj iu dashtën vetëm edhe 85 vota (gjithsej i fitoi 430) për t`u zgjedhur në këshillin lokal. Përkundrazi, ajo tani do të vazhdojë edhe më e fuqishme në përpjekjet e saj për të kontribuar në integrimin e bashkatdhetarëve në Zvicër.

