Në qytezën e vogël amerikane Corunna (rreth 3500 banorë) në shtetin amerikan të Michiganit, një floktar 25-vjeçar u vra dhe u gjymtua nga një i njohur i tij përmes internetit, i cili ishte dy herë më i vjetër.
Floktari ri Kevin Bacon (25), u takua me Mark Latunski (50) përmes aplikacionit për takime Grindr dhe e takoi atë në mbrëmjen e 24 dhjetorit. Kjo është raportuar nga portali online „Michigan Live“, informon Shtegu.com.
Kur Bacon nuk u paraqit te familja në mëngjesin e Krishtlindjes, të afërmit u shqetësuan dhe e alarmuan policinë. Hetuesit ishin në gjendje të lokalizonin makinën e Bacon në një parking dhe më në fund vendndodhjen e fundit të 25-vjeçarit: Shtëpinë e Mark Latunskit.
Brenda, policia u përball me një pamje mizore: Trupi i 25-vjeçarit ishte varur në tra, kyçet e këmbëve ishin të lidhura me një litar, raporton transmetuesi lokal „ËILX Neës 10“, transmeton Shtegu.com.
Gjatë marrjes në pyetje, Latunski tha se ai e goditi me thikë viktimën e tij në shpinë dhe i preu fytin. Pastaj ai preu dhe hëngri testikulet e Bacon, raporton stacioni televiziv.
Vrasësi është akuzuar për vrasje dhe gjymtim të një trupi njerëzor dhe të mërkurën duhet të paraqitet për seancë. Të dhënat e gjykatës tregojnë se i akuzuari ka një histori të gjatë të sëmundjes mendore.
Ylli i Hollivudit, Kevin Bacon (61) ngushëlloi familjen dhe postoi një fotografi në Instagram të emnakut të tij të vrarë.
„Për arsye të dukshme, gjatë këtij mëngjesi jam duke menduar për miqtë dhe familjen e këtij të riu, Kevin Bacon“, ka shkruar aktori. Dhe më tej: «Jeta e tij u shua shumë shpejt. Ai e donte shumë parukerinë. Vë bast se me këtë rrëmujë, ai do të kishte bërë një punë të shkëlqyeshme në kokën time. Pusho në paqe, KB“.


