Djaloshi ri shqiptar mësoi nga shtëpia dhe përfundoi me sukses infermierinë në Gjermani

426 Lexime

Julian Mikli me krenari dhe i gëzuar mban diplomën në duar. Djaloshi ri shqiptar është në Gjermani që nga viti 2015 dhe tani mund ta quajë veten një infermier zyrtar të kualifikuar geriatrik, duke e bërë atë të parin që kalon nëpër të gjitha nivelet e projektit „Infermieria nuk njeh kufij“ të diakonisë në Südwestfalen. Dirk Hermann, nismëtar dhe këshilltar për shërbimet vullnetare, ka mbështetur refugjatët e rinj në projekt për katër vjet, në gjetjen e trajnimit për infermierinë dhe shoqërimin e tyre gjatë rrugës.

Hermann erdhi me këtë ide në vitin 2016 së bashku me Andrea Wolf, një mësues në qendrën e arsimit të infermierisë në Siegen dhe ish përfaqësues i cilësisë së „Diakonische Altenhilfe Siegerland“. „Për shkak se në vitin 2015 në Gjermani erdhën shumë refugjatë, menduam se si mund të jepnim një kontribut në integrim dhe t’i kundërviheshim mungesës së punëtorëve të kualifikuar“, thotë Dirk Hermann, informon Shtegu.com. Karriera e Julian Miklit tregon se projekti po jep fryte. Në fillim, azilkërkuesit bëjnë një vit shoqëror vullnetar (FSJ) për 12 deri në 18 muaj. Ata mbledhin njohuri praktike tri herë në javë në „Diakonie Klinikum“ ose në mjediset e „Diakonische Altenhilfe Siegerland“. Ditët e tjera ata mësojnë gjermanisht në mënyrë që të kalojnë testet e gjuhës zyrtare. Provimet janë një parakusht për trajnimin e mëvonshëm. Në mënyrë që të përgatiten refugjatët për testin e natyralizimit, në plan janë gjithashtu politika dhe studimet shoqërore. “Në FSJ mund të mësojnë profesionin e infermierit. Shumica e tyre vendosin të stërviten në infermieri”, thotë Hermann.

Juliani për projektin mori vesh nga një mik dhe filloi një FSJ në tetor të vitit 2016 në „Haus Obere Hengsbach“, një azil për të moshuarit e drejtuar nga „Diakonische Altenhilfe“. “Juliani nuk fliste asnjë fjalë gjermanisht. Komunikonim me duar dhe këmbë”, përkujton Hermann. Kjo e bën edhe më krenar atë për zhvillimin që ka kaluar shqiptari 24-vjeçar. Në fillim të FSJ, Juliani filloi të mësonte gjuhën gjermane. Pasi përfundoi me sukses testin e gjuhës me shkrim dhe me gojë, ai mori një certifikatë të nivelit B2, e cila dëshmon njohuritë e tij të gjuhës gjermane në një nivel të avancuar. Në dhjetor të vitit 2017, ai filloi praktikën e tij si një infermier geriatrik në „Haus Obere Hengsbach“. Mobilizimet e jashtme në „Diakonie Klinikum Jung-Stilling“ dhe në kujdesin ambulator, e përforcuan dëshirën e tij për të fituar një terren profesional në infermieri.

“Më pëlqen të jem në gjendje të ndihmoj persona të moshuar dhe të sëmurë. Fusha mjekësore më duket veçanërisht emocionuese”, pohon Juliani. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të vazhdojë të punojë në infermieri dhe tani është i punësuar në një pozicion të përhershëm me kohë të plotë në mjekësinë e brendshme në Spitalin „Jung-Stilling“. Edhe për Julianin, trajnimi në kohërat e koronavirusit ishte një sfidë e veçantë, sepse që nga marsi djaloshi i ri nuk ka mbajtur orë mësimi në klasë. Kështu që ai duhej të mësonte nga shtëpia dhe të zgjidhte detyrat. „Ishte e vështirë ndonjëherë sepse isha vetëm në shtëpi dhe nuk mund të flisja me shokët e klasës“, thotë ai. Kërkesat teknike për shkollimin në shtëpi i paraqitën gjithashtu një problem. Ai mori ndihmë dhe mbështetje nga diakonia në Südwestfalen. Provimi përfundimtar praktik nuk u zhvillua me një banor të vërtetë si zakonisht, por u simulua për të gjithë kursantët me një kukull. Disi për të ardhur keq për Julianin: „Atë që kam mësuar, më me dëshorë do ta tregoja te njerëzit e vërtetë“. Juliani jo vetëm që i përvetësoi me sukses provimet e fundit, por edhe të gjitha sfidat gjuhësore dhe kulturore.

Dirk Hermann është i bindur që projekti do të ketë sukses. Kjo nuk mbështetet vetëm nga numri i vendeve të trajnimit të vendosura, por edhe nga përgjigja e refugjatëve. “Ata janë të motivuar dhe të përkushtuar dhe mirënjohës për mundësinë. Është bukur të shohësh se ata kënaqen me punën e tyre dhe se integrohen mirë“. Shtatë të rinj tashmë kanë përfunduar trajnimin e tyre. Aktualisht, 23 refugjatë janë duke bërë një mësim praktik. 12 pjesëmarrës janë në një vit shoqëror vullnetar me perspektivën e një vendi trainimi në mjediset e diakonisë në Südwestfalen.