Mbijeton goditjen e rrufesë dhe fiton në loto

Date:

Një fitues i lotos në Kanada ka shkaktuar rrëmujë në opinion pasi ai personalisht, por edhe e bija e tij ishin goditur nga rrufeja.

 

Sipas llogarive matematikore, një gjë e tillë mund të ndodhë një herë në 2.6 bilionë raste.

 

 

Gjatë jetës të përjetosh goditje të rrufesë dhe të fitosh në loto, realisht nuk është e mundur. E sidomos kur edhe e bija gjithashtu goditet nga rrufeja, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm një herë në 2.6 bilionë raste. Për Televizionin amerikan ABC, këtë e ka llogaritë një profesoreshë e matematikës.

 

 

Kanadezi Peter McCathie është njëri nga ta, i cili në moshën 14-vjeçare kishte mbijetuar një goditje të rrufesë. Të njëjtën gjë e kishte përjetuar edhe e bija e tij, ndërsa tani, ai e ka fituar preminë e lotarisë kanadeze „Atlantic Lottery“. Përpos kësaj, ai do të marrë edhe 7.000 euro shtesë duke pasur parasysh se tiketën e lotarisë e kishte blerë në shitoren e tij personale, në Amherst të Nova Scotia.

 

Fitimi ai do ta ndanë me miken e tij, Diana Miller, ndërsa me paratë, ai do të shkojë me bashkëshorten e tij për herë të dytë në muajin e mjaltit, pas 30 vitesh bashkëshortësie. Për fitimin e papritur, McCathie për Televizionin kanadez CTV ka deklaruar: „T`ju them sinçerisht, më përpara e prisja një goditje të sërishme të rrufesë se sa të fitoj në loto“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...