Këshilla për të kursyer nëpër aeroportet zvicerane 

56 Lexime

11:03:21               2018-04-23

 

Të parkosh veturën në aeroport, ndonjëherë mund të kushtojë shumë shtrenjtë. 
 
Ai i cili rezervon biletën e avionit më herët, për një javë na Mallorca apo Berlin mund të fluturojë shumë lirë. Por, një befasi e pakëndshme e pret pas kthimit nga pushimi, kur e merr veturën nga vendparkimi në aeroport. Jo rrallë, shpenzimet për parking janë më të lartë se sa vetë bileta e avionit.
 
Portal Airhelp ka krahasuar ekskluzivisht për „Blick“ çmimet e parkingut nëpër aeroportet e Zvicrës. Parashikimi është bë për 27 korrik 2018, mu në mes të pushimeve verore. Dallimet në aeroportet më të mëdhenj zviceranë (Cyrih, Bazel dhe Gjenevë) janë të mëdha.
 
Për një vendparkim në afërsi të terminalit në Kloten ZH duhet paguar 214 franga për një javë. Më lirë është në Gjenevë (205 franga) dhe Bazel (184 frankga). Sa më larg nga terminali, aq më lirë janë vendparkimet. Në Gjenevë ekziston vendparkimi i lirë për vetëm 120 franga. Edhe më lirë është në Bazel (86 franga) dhe Kloten (81.75 franga).
Dirk Busse nga Airhelp këshillon: «Për vendparkime nëpër aeroportet zvicerane, udhëtarët duhet të planifikojnë pak më tepër kohë, në të kundërtën do të ballafaqohen me çmim më të lartë se sa vetë bileta e udhëtimit». Edhe me një rezervim të saktë mund të kursehen të holla, transmeton Shtegu.com. Një këshillë tjetër për të kursyer të holla nga Aviatik ekspertët është: «Kërkoni ndonjë huazues privat të vendparkimit, i cili shërbimet e tij i ofron në afërsi të aeroportit».
 
Aeroportet e vegjël regjional ofrojnë çmime më të lira për vendparkim. Në aeroportin Lugano-Agno TI, një javë kushton 115 franga, ndërsa në Altenrhein SG 110 franga. Çmimi më i lirë gjatë pushimeve verore është në aeroportin Bernë-Belp: Për shtatë ditë kushton vetëm 59 franga.
 
Edhe ai i cili do ta merr ndokend në aeroport, duhet të paguajë pak si shtrenjtë. Një orë parking në Kloten kushton 6 franga, në Gjenevë duhet të llogaritet me 5 franga, ndërsa në Bazel në mes 3.20 dhe 4 frangave.
 
Por, në krahasim me aeroportet gjermane, ato zvicerane janë ende të lirë. Një orë në aeroportin në Frankfurt am Main kushton rreth 12 franga, ndërsa në Berlin rreth 14 franga.