Përzgjedhja e ushqimit, problem i madh tek fëmijët e familjeve shqiptare në Zvicër
18:36:20 2018-02-21
Gjatë gjithë uljes në tryezë të bukës, i njëjti skenar: Fëmijë të vrenjtur në fytyrë dhe prindër të irrituar. Kjo kërkon shumë durim, njësoj sikurse edhe te familja shqiptare Jakaj që po përjeton aktualisht këtë fenomen.
Learti bën grimasë në fytyrë. Supë? Iiiiih! Trevjeçari nuk ha gjithçka që i shërbehet nga prindërit. Hamdiu njëmbëdhjetëvjeçar i bojkoton perimet, duke preferuar gjithmonë pica. Për fat të mirë, Valtini dymbëdhjetëvjeçar ushqehet me gjithçka. Tre djemtë e Liridonit (34) dhe Fatmire (32) Jakajt nga Renensi i Zvicrës, shpeshëherë i dëshpërojnë fëmijët e tyre kur bëhet fjalë për ushqim të përbashkët. «Kohën e shfyrtëoj shumë në kuzhinë, pasi për mua është me rëndësi ushqimi i shëndetshëm», pohon nëna në një artikull të mëhershëm të „Coop Magasin“, njofton Shtegu.com. «Kur konstatoj se fëmijëve nuk u pëlqen ushqimi, filloj të dëshpërohem. Por, duhet pasur durim. Nuk ka kuptim t`i detyroj që të hanë».
Për të shmangur grindjet gjatë ushqimit, Hamdiu shpeshëherë e fiton pjatën e vet, pa perime. «Kjo është vetëm një periudhë. Herëdo-kurëdo do të adaptohet me ushqime të ndryshme. Për fat të mirë, ai i ha frutat», rrëfen babai. Pasi punon në gjigantin ushqimor Coop në Prilly, ai mund të përkujdeset për këtë brengë. «Kemi dy ngrirës të thellë, që më mundëson të blej artikuj të shumtë ushqimorë dy herë në javë».
Familja shqiptare, në mesditë pothuajse gjithnjë e ha drekën së bashku. Vetëm më i moshuari drekën e ha tek gjyshërit, të cilët jetojnë në afërsi të shkollës ku mëson. «Jam shumë i lumtur që për pushimin e drekës mund të vi në shtëpi dhe t`i takoj më të dashurit e mi», thotë babai Liridoni. «Duhet të organizohemi sa më mirë, por kjo shpaguhet». Artikuj nga brumi (makarona), oriz dhe pula, janë ato të cilat për fat të mirë, ju përshtaten të gjithëve. Përskaj tyre, nëna Fatmire përgatitë edhe salca të ndryshme.
Mbrëmjeve, fëmijët ushqehen rreth orës 18, ndërsa prindërit rreth orës 20.00. «Në këtë mënyrë shkaktohet më pak tollovi», janë të gjithë të këtij mendimi. Liridoni është më i urituri i familjes. «Më duhen katër deri pesë porcione në ditë», rrëfen ai dhe e kap barkun. «Asnjëherë nuk ngopem»!
Një herë në javë përgatiten specialitete nga Kosova, vendlindja e familjes Jakaj. Fatmirja gjenë kohë për të përgatiut ndonjë lakror me djath apo me mish, si dhe ndonje pite me spinaq apo djath. «Ne gjithashtu hamë edhe Raclette`(specialitet zviceran)», spjegon më tej babai. «Në Zvicër, aty ku edhe na lindën fëmijët, u integruam shumë shpejt. E dua mentalitetin dhe mikpritjen në këtë vendi».
Kësaj mbrëmje nuk ka djath të shkrirë, por prerje të ndryshme mishi, disa lloj sallatash dhe perime. Learti trevjeçar, i cili sapo ka festuar ditëlindjen, më me dëshirë do të hajë pite apo Chicken Nuggets, ndërsa Hamdiu, pica. Me siguri se nëna Fatmire, para se t`i dërgojë në shtrat do t`i pyesë gjithmonë të njëjtën pyetje: «Çfarë tu përgatis për nesër»? (Shtegu.com)