Tifozët e Barçës në delir, ylli i ardhshëm turpëroi “Topin e Artë” dhe Vinicius (VIDEO)

Kushdo që nuk kuptonte pse Barcelona shpenzoi 75 milionë euro për një 21-vjeçar në janar, sot ka marrë përgjigjen e duhur. Frenki De Jong ishte një nga yjet e mbrëmjes në “Santiago Bernabeu” duke u kthyer në një nga emrat më të dashur të tifozëve katalanas pa veshur ende fanellën e skuadrës të cilës do t’i bashkohet në qershor.

Mesfushori ishte i pandalshëm, duke diktuar ritmin e duke kontrolluar me elegancë topin, aq sa madrilenët e kishin të pamundur shpesh t’ia shkëputnin nga këmbët. Këtë e provoi në kurriz “Topi i Artë”, Luka Modriç, i cili nuk dukej se ishte në gjendje të rivalizonte djaloshin dhe një moment ku holandezi e kaloi duke e lënë të shtrirë në tokë, u bë një nga videot virale menjëherë pas ndeshjes mes tifozëve të Barcelonës.

Ndërkohë, të njëjtin fat pësoi edhe Vinicius, i cili duke u përpjekur të largonte topin nga mesfushori holandez, rrëshqiti dhe u dëmtua. Përtej eliminimit të Realit, a mund të kërkonin më shumë sa kaq tifozët e Barcelonës nga lojtari i tyre i ri? /koha.mk

https://streamable.com/n4sbx

https://streamable.com/7knp4

Please follow and like us:
118522
Top