Messi: Më mungon Ronaldo

 

Lionel Messi ka thënë se po i mungon prezenca e Cristiano Ronaldos në kampionatin spanjoll.

 

Ylli portugez kaloi nga Real Madrid drejt Juventus, për të lënë rivalin e tij të vetëm në Spanjë, ku po dominon në të gjitha kategoritë.

Pas këtij largimi, Messi ka thënë se po i mungojnë duelet me Ronaldon, që kur ai u largua në verën e kaluar.

“Më mungon Cristiano. Edhe pse ishte e vështirë ta shohësh tek fitonte trofe, ai i dha La Ligas prestigj” ka thënë Messi për Ronaldon, transmeton lajmi.net.

“Juve janë pretendent për të triumfuar në Ligën e Kampionëve me transferimin e Cristianos, dhe ndeshja ndaj Atleticos u ka dhënë shumë motiv atyre” ka shtuar argjentinasi.

Messi edhe një herë ka lënë të kuptohet se nuk e sheh Ronaldon si një rival të tij, por e admiron punën e tij dhe motivohet nga konkurrenca me të. /ina-online

Please follow and like us:
183547
Top