Futbollisti i KF Ferizaj vë në dyshim sistemin juridik gjerman

20:39:05                 2017-01-11

 

 

 

 

 

Historia pikëlluese e një futbollisti kosovar, ka vënë në dyshim sistemin juridik gjerman. Avdyl Haliti (30), i cili tashmë disa vite është duke luajtur futboll në Gjermani dhe është i integruar në mënyrë të shkëlqyeshme, tashmë do të largohet nga vendi.

 

 

 

 

 

 

 

Arsyeja: Ai do të dëbohet nga autoritetet gjermane, por, para se të ndodhë një gjë e tillë, ai ka vendosur që vullnetarisht të largohet për në Kosovë.

 

 

 

 

spieler-des-fc-kastrioti-stukenbrock-reist-freiwillig-aus-der-abschiebung-zuvorgekommen_image_630_420f_wn

 

 

„Po më duket se e gjithë toka është shembur mbi mua, pasi atje do të duhet t`ia filloj nga zero dhe nuk e di se si do ta arrij një gjë të tillë“, ka rrëfyer për Avdyli për „Westfalen-Blatt“, njofton „Shtegu.com“. Në vendlindjen e vet, në Ferizaj, ai fillimisht do të vendoset tek prindërit e vet. Për një kohë të gjatë ai ishte përpjekur ta kundërshtojë dëbimin: „Tetntova ta prolongoj lejeqëndrimin tim me ndihmën e një avokati, por të gjitha përpjekjet ishin të kota“.

 

 

 

1

Avdyli fillimisht do të kthehet tek prindërit

 

 

 

Në Gjermani Avdyli për herë të parë kishte ardhur në moshën pesëvjeçare, ndërsa nëntë vite më vonë ishte kthyer në Kosovë. Në moshën 21-vjeçare, ai sërish vendosi të kthehet në Gjermani. „Duke mos llogaritur ndërprerjet e shkurtëra, unë jam në Gjermani tashmë nëntë vite dhe Gjermaninë e llogaris si vendlindje“, pohon më tej Avdyli. Bile, në vitin 2011, ai ishte përzgjedhur si sportisti shqiptar i vitit.

 

 

 

 

231

 

 

Si futbollist, ai ka luajtur tek SV Höxter dhe VfB Fichte Bielefeld. Për herë të fundit në fushën e gjelbër ishte anëtar i ekipit të ligës së qarkut FC Kastrioti nga Stukenbrock.

 

 

 

 

„Nga Liga B e qarkut e deri në Ligën rajonale, nuk ka sulmues më të mirë se ai“, pohon trajneri shqiptar Naim Pajaziti. Se sa është i rrezikshëm para portës, ai e ka dëshmuar edhe gjatë fundjavës në një ndeshje futbolli.

 

 

 

 

 

322

 

 

 

Tridhjetëvjeçari është duke u kthyer me brengë të madhe në Kosovë. „Kam frikë se nuk do të mund të vi më në Gjermani“.

 

 

 

Deri më tash, ai ende nuk e ka të qartë përse duhet të largohet nga Gjermania. „Unë e flasë gjuhën gjermane, kam punuar këtu dhe asnjëherë nuk kam bërë ndonjë gjë të keqe. Është thjesht, pikëlluese që duhet të largohem“.

 

 

15977421_1389058804459329_7708480499778978095_n

 

 

 

Në Kosovë nuk i mbetet asgjë tjetër, përpos të fillojë në futbollin profesionist. Ai ka krijuar kontakte me ish ekipin e vet të vendlindjes, KF Ferizaj. „Janë duke më pritur me padurim, por ëndërra ime mbetet që herëdo-kurrëdo të kthehem në Gjermani“, përfundon futbollisti Avdyl Haliti.

Top