“Elliott” i dashuruar me Milanin, nuk ua shet as arabëve

11.03.2019

Kapitale të freskëta në dyert e “Casa Milan”, por pronarët e “Djallit” nuk janë gati të heqin dorë nga kuqezinjtë. Sipas “Il Sole 24 Ore”, në muajin e fundit ka pasur disa përpjekje përfaqësuesish nga shoqëria nga Arabia Saudite, por Pol Singer nuk pranon as të bisedojë.

Presidenti amerikan i Milanit dhe i fondit “Elliott” nuk është i interesuar të shesë klubin, duke shmangur edhe afrimin e ndonjë aksioneri të vogël.

Me ekipin të impenjuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe në luftë për një vend mes katër të parave në Serinë A, amerikanët nuk duan për momentin të shpërqen drojnë skuadrën më zëra të rinj mbi shitjen e “Djallit”. /koha.mk

Please follow and like us:
183547
Top