Eksplodon vlera e Shaqirit, nga 14 në 53 milionë euro

5:47:43 PM                    01/09/2019

 
Profesorët për të dhëna nga Observatori i futbollit në Neuchatel (CIES), rregullisht e analizojnë vlerën e transferimit të lojtarëve në ligat më të larta. Bëhet fjalë vetëm për një vit më parë? Në janar të vitit 2018, Xherdan Shaqiri (27) luante për Stoke City në Premier League. Tani është janari 2019 dhe xhuxhi maxhik i yni është në krye të tabelës në mes stuhisë së Liverpulit!
 
Faktori kryesor i transferimit të Liverpoolit, tani është duke dëshmuar shpërthimin e vlerave të tij teorike. Në vitin 2018, vlera e tij u rrit nga 14.5 në 53.2 milionë euro.Këtë vlerë të saktë e llogaritën ekspertët nga Observatori i futbollit në Neuchâtel NE, Observatori i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES). Studiuesit zviceranë studiojnë futbollin, mbledhin të dhëna, analizojnë dhe interpretojnë statistikat.
 
Llogaritja e vlerave të transferit që nga viti 2013, nga ana e CIES ka qenë sa më shkencore. Këtu janë përfshirë 21 variable. Të dhënat kryesore janë arritjet personale dhe suksesi i klubit dhe kombëtares, mosha, kombësia, kohëzgjatja e kontratës, pozita, karakteristikat e tregut të ligës përkatëse si dhe ngjarjet ekonomike të klubit të vet. Ai gjithashtu analizon cilat klube kualifikohen si blerës dhe çfarë është forca e tyre financiare.
 
Mali tepër i madh i të dhënave, ndiqet nga formula të ndryshme, kështu që studiuesit e futbollit mund të paraqesin shifra të sakta: Me Shaqirin si përfituesi më i madh në mesin e lojtarëve të ekipit kombëtar zviceran. Ylli me vlerën më të lartë të transferimit mbetet Granit Xhaka me 62.9 milionë euro.
Please follow and like us:
139

*

*

Top