Ekipi zviceran i brengosur pas largimit të trajnerit shqiptar, Sokol Maliqi

16:11:04                2017-12-12

 

 

 

Largimi befasues i trajnerit shqiptar Sokol Maliqi nga FC Gossau i Zvicrës, ka lënë zbrazëtirë të madhe në ekip dhe tani mbrëmjen e së hënës është prezantuar para ekipit futbollistik FC Uzwil.

 

Shqiptari 36-vjeçar, si arsye për largimin e tij e ka cekur perspektivën sportive. Por, një gjë është e qartë: Uzwili i ofron Sokolit edhe mundësi të tjera e jo vetëm në aspektin financiar. Kësaj duhet shtuar edhe qëllimi afatmesëm i FC Uzwil për tu inkuadruar në Ligën e parë.

 

Sokli në FC Gossau kishte ardhur gjatë një ndeshje releguese nga Liga e dytë ndërarjonale. Sezonine parë pothuajse e kishte përfunduar me dëshpërim, mirëpo me punë të palodhshme arriti ta renditë ekipin në vendin e tretë, si ekip më i mirë i të dyja ligave.

 

Brengën për largimin e tij nga ekipi e ka theksuar edhe kryetari i ekip FC Gossau, i cili ka folur në superlatv për Sokolin, shkruan „Züriost“, përcjellë „Shtegu.com“. Personalisht, për Sokolin transferi tek ekipi i Uzvilit është nja shkallë më lartë drejt karrierës së tij si trajner futbolli, ndërsa ai mendon që edhe të banojë në te.

 

Gjatë karrierës së tij profesioniste, Sokoli ka qenë edhe pjesë e Wilit dhe Vaduzit në Ligën e dytë zvicerane. (Shtegu.com)

 

 

Top