Pesëmbëdhjetë gjera të çmendura që nuk i keni ditur për maqedonasit

15:52:24               2017-12-30

 

 

Një shtetase holandeze e cila për një vit e gjysmë është duke jetuar në Maqedoni, ka shkruar një artikull interesant në mediat holandeze. Në te ajo rrëfen: „Pasi këtu jam duke jetuar tash një vit e gjysmë dhe pasi për më tepër se pesë vite i njohë maqedonasit, dua t`ju them sinçerisht se ekzistojnë disa gjera që janë komike për mua. Në të vërtetë, unë jam mësuar me këtë fenomen dhe disa gjera nuk më habisin më“. Kështu fillon artikulli i holandezes e cila jeton në Shkup, përderisa mirëmban edhe një faqe interneti me titull „Të jetosh jashtë vendlindjes“.

 

Holandezja ka grumbulluar 15 gjera të çmendura mbi maqedonasit, të cilat Shtegu.com ua sjellë më poshtë:

1. Maqedonasit e përdorin rakinë për gjithçka. E konsumojnë, por nëse e keni hundën e zënë – rakija e liron. Kafshimi nga miskonjat – lyeje me raki. Pastrimi i xhamave të veturës -përdore rakinë. Po të kesh ndonjë plagë të vogël – hidhni raki mbi te.

2. Maqedonasit gjithnjë pysein se sa të holla ka kushtuar diçka. E keni një orë të re – sa e keni blerë? Veturë të re? Sa ka kushtuar? Këtu duket se kjo është pyetja më e rëndësishme.

3. Gjithçka sillet rreth ushqimit. Pyetja kryesore e ditës: Çfarë ka për drekë apo darkë? Ata duan të bisedojnë vetëm rreth ushqimit.

4. Për shkak të ndonjë arsyeje të panjohur, është shumë normale që gjithkah nëpër banesë të shihen qilima, në secilën formë dhe madhësi. Edhe në kuzhinë mund të shihen qilima.

5. Gjithkush e ka ndonjë nofkë që aspak nuk i përngjan emrit të vet. Nga ana tjetër maqedonasit aspak nuk janë kreativë me emrat.

6. Ata gjithnjë ankohen se nuk kanë të holla, por të gjitha kafenetë janë gjithnjë të stërmbushura.

7. „Promaja“ (shkuja), kështu quhet depërtimi i erës nëpër banesë dhe sipas gjenerateve të vjetra, po të prekesh nga ky proces, patjetër se do të sëmuresh dhe është shumë e dëmshme për shëndetin. Pra, duhet të mbahen të mbyllura dritaret dhe dyert!

8. Ata nuk të kuptojnë kur ju thua se jam i ngopur. Para së gjithash, më të moshuarit në këtë vend, pjatën do ta stërmbushin dhe nuk pranohet përgjigja negative.

9. Në momentin që hipin në veturë, maqedonasit janë krejtësisht njerëz të tjerë. Ata janë njerëz të dashur në përgjithësi, por e ngasin veturën sikur të jenë vetëvrasës. Më besoni se nuk ekzagjeroj.

10. Trotuaret përdoren për parkim në vend se të ecin këmbësorët. Dhe nuk është e mundur të vozitet në korsinë e djathtë, pasi është e rezervuar për autobusë dhe për vetura të cilat ndalojnë për të kryer ndonjë punë. Në Maqedoni gjithashtu është e mundur të vozitet përmbrapa në një bulevard.

11. Torta këtu nuk shërbehet në fillim të festimit të datëlindjes, por nga fundi i festës dhe pasi të hahet torta, mysafirët shkojnë nëpër shtëpi. Në Holandë është e kundërta.

12. Po të shkosh mysafir te ndonjë maqedonas, ata gjithnjë të shërbejnë me ëmbëlsira apo artikuj tjerë me kripë, edhe pse ndoshta keni shkuar vetëm për miqësi. Është si një rregull i pashkruar në shenjë falënderimi për mirëpritjen e mikpritësit.

13. Sipas maqedonasve, byreku dhe jogurti vlerësohen si mëngjes i mirë.

14. Mos u habitni nëse gjeneratat e vjetra ju kuptojnë nëse flitni gjuhën spanjolle. Atëbotë, ata i përcjellnin serialet spanjolle dhe e mësuan gjuhën. Në ditët e sotme, pothuajse të gjithë shikojnë seriale turke të cilat seriozisht janë të sinkronizuara.

15. Pothuajse dyzet për qind e popullatës i shpërdorojnë të hollat e tyre të fundit nëpër bastore. Dhe atje janë gjithsej 800 bastore … Kjo është e çmendur, kur të merret parasysh se është një popullatë prej vetëm dy milionë banorësh! (Shtegu.com)

Top