Koment: Aktivizmi politik i Albin Kurtit në Kumanovë, “MADE IN-CHINA”

17:37:40                 2019-04-09

 

 

Albin Kurti dhe Blerim Reka, janë dy figura që nuk përkojnë fare me njëri-tjetrin. Albini shquhet si bartës i idesë së bashkimit kombëtar, kurse Blerim Reka më tepër i ngjanë një kozmopoliti politik. Të paktën në bazë të shkrimeve e qëndrimit të tij politik, kjo i kishte mundësuar edhe që të jetë ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bruksel për disa kohë. Çka do të thotë Albin Kurti për Blerim Rekën, intelektual i madh, patriot e veprimtar i devotshëm i çështjes shqiptare apo do të flas për simbolikën e Kumanovës e ‘për betejën’ në Lagjen e Trimave dhe të burgosurit e kësaj ngjarje.

Shkruan, Bexhet Musliu,
Drejtor i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.mk

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti disa muaj nuk ishte edhe aq aktiv në jetën politike, shkaku i problemeve shëndetësore. Ky lloj pushimi siç po duket e ka motivuar Albinin që të ashpërsojë veprimet politike, me gjasë duke qëndruarit në vetmi Albin Kurti motivohet për veprim politik.

Po sa ju kthye jetës politike Kurti në Kosovë shpalli protesta masive kundër qeverisë aktuale në Kosovë, për një zbulim të ri i aktivizmit politik “MADE IN” Albin Kurti.

Por i pakënaqur me pjesëmarrjen qytetare dhe i motivuar për veprim politik pa ide, ka vendosur që të jetë akter edhe në fushatën elektorale për zgjedhjen e presidentit në Maqedoni e Veriut, në përkrahje të kandidatit shqiptar Blerim Rekës.

Çka do të thotë Albin Kurti për Blerim Rekën, intelektual i madh, patriot e veprimtarë i devotshëm i çështjes shqiptare apo do të flas për simbolikën e Kumanovës e ‘për betejën’ në Lagjen e Trimave dhe të burgosurit e kësaj ngjarje.

Albin Kurti dhe Blerim Reka janë dy figura që nuk përkojnë fare me njëri tjetrin. Albini shquhet si bartës i idesë së bashkimit kombëtar, kurse Blerim Reka më tepër i ngjanë një kozmopoliti politik. Të paktën në bazë të shkrimeve e qëndrimit të tij politik, kjo i kishte mundësuar edhe që të jetë ambasador i Maqedonisë në Bruksel për disa kohë.

Megjithatë kjo nuk i bënë shumë përshtypje Kurtit me rëndësi është që ai të jetë akter në çdo ngjarje shqiptare, sepse deri tani Kurti nuk ka arritur që të bashkëjetoi politikisht me asnjë parti politike në trevat shqiptare. Përkrahjen dhe bashkëpunimin e ka pasur gjithnjë sezonal.

Kështu ndodhi edhe me Lëvizjen Besa gjatë fushatës elektorale në vitin 2017. Për këtë lloi bashkëpunimi të Albin Kurtit me Lëvizjen Besa për ata që nuk e dinë ka pasur debat dhe kundërshtime bukur të mëdha brenda Vetëvendosjes, duke e konsideruar gabim të madh kombëtar një përkrahje të tillë. Por Kurti nuk i dëgjoi këshillat dhe kundërshtimet e bashkë partiakëve të tij, mjaftohej me faktin që të jetë akter politik dhe nuk i interesonte fare kush janë përfaqësuesit e kësaj Lëvizje.

Kështu do të ndodh në të ardhmen edhe me raportet e Kurtit me Rekën. Nëse Blerim Reka i fiton zgjedhjet, bashkëpunimi më Albin Kurtin do të jetë shumë i shkurtër e nëse del humbës do të jetë në vullnetin e Rekës a do të qëndroi afër politikisht me Kurtin apo jo.

Në Maqedoninë Veriore kohëve të fundit kanë ndodhur zhvillime të mëdha edhe sa i takon çështjes shqiptare por edhe sa u takon zhvillimeve gjeopolitike në rajon. Albin Kurti ka nisur një veprim politik në Kosovë dhe nuk është dashur fare të përzihet në zgjedhjet për presidentin e Maqedonisë Veriut.

Kjo pjesëmarrje e Kurtit në fushatën elektorale të Blerim Rekës në Kumanovë para së gjithash është një ngacmim i raporteve shqiptaro- maqedone që kohëve të fundit janë relaksuar bukur shumë. Kurti është lideri i vetëm politik që bëhet akter e protagonist të fushatave zgjedhore aty ku ka shqiptarë. Asnjë lider tjetër politik nuk e praktikon një gjë të tillë edhe ky është një fakt që synimi i Kurtit nuk është përkrahja por protagonizmi vetiak.

Pse po sillet politikisht në këtë mënyrë Albin Kurti, kur në rrethanat aktuale politike në Maqedoninë Veriut pothuaj se është e pamundur që zgjedhjet për kryetar të shtetit ti fitoi një shqiptar.

Nëse, Albini se ka këtë të qartë, në vijim po ia zbërthej shifrat e zgjedhjeve presidenciale qe nga viti 1999

– Zgjedhjet presidenciale 1999
1. Muarem Nexhipi PDSH : 155.978 vota
2. Muhamed Halili PPD : 45.731 vota

– Zgjedhjet presidenciale 2004
1. Gëzim Ostreni BDI : 134.208 vota
2. Zudi Xhelili PDSH : 78.714 vota

– Zgjedhjet presidenciale 2009
1. Imer Selmani DR : 147.547 vota
2. Agron Buxhaku BDI : 73.629 vota
3. Mirushe Hoxha PDSH : 30.225 vota

– Zgjedhjet presidenciale 2014
1. Ilaz Halimi PDSH : 38.966 vota

Pse nuk i mjafton Kurtit fushata e protestave që ka nisur në Kosovë, por bëhet pjesë e një fushate elektorale në Maqedoninë Veriore. Kjo do të thotë se Albin Kurti nuk ka nisma politike që i çon deri në fund, as protestat kundër Qeverisë së Kosovës, nuk i ka seriozisht, as përkrahjen ndaj Blerim Rekës si kandidat, thjeshtë po përpiqet që të krijoi imazh dhe protagonizëm politik.

Sepse në ide është politikan dogmatik, por po del që edhe bindjet politike si social demokrat i ka të rrejshme dhe nuk i intereson fare përcaktimi ideologjik, i majtë apo i djathtë në raport me partitë politike shqiptare dhe as me individët si në këtë rast me Blerim Rekën.

A e ka menduar Albin Kurti, se po sikur Blerim Reka të fitoi numër të konsiderueshëm të votave dhe në raundin e dytë, Blerim Reka tu bëjë thirrje votuesve të tij që ta votojnë kandidatin e VMRO-së për shkak të inateve dhe përplasjeve politike që ka partia e Ziadin Seles me LSDM-në e Zaevit dhe kështu ta rikthej në skenën politike sërish VMORO-në, parti kjo e cila në krye me Gruevskin e Ivanovin me vite të tëra e mbajti peng mos zgjidhjen e emrit me Greqinë, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, mos zyrtarizimin e gjuhës shqipe…etj., si do ndjehet atëherë Albin Kurti ?

Apo Kurtit nuk i intereson rezultati final, sepse është mësuar që të mos mbaj përgjegjësi për veprimet e tij të dëmshme në disa raste sa i takon çështjes shqiptare.

Albin Kurti nuk e ka synim që ta ndihmoi Blerim Rekën synimi i tij është protagonizmi politik dhe me çdo kusht pjesëmarrja për ta forcuar asociimin e tij se është një lider mbarëkombëtar dhe se shqiptarët në Maqedoninë Veriut janë qytetarë të rendit të dytë e ky është misionari që po e bartë Gurin e Sizifit për çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve në Ballkan.

Albin, mos harro se me ikjen e VMRO-së nga pushteti, Maqedonia Veriut ka avansuar shumë edhe sa u takon marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, por edhe në raport me Kosovën.

Please follow and like us:
183547

*

*

Top