Dallimi i politikanëve shqiptarë dhe atyre zviceranë – shkruan Asan Jashari

7

 

 

 

19:22:40                       2017-06-08

 

 

 

 

Sa do kisha dëshirë …

 

 
Trojet shqiptare të jenë si Zvicra

 

 
Fillimisht, në vendin ku jetoj personat që merren me politikë, karrierën e tyre e fillojnë nga rinia e hershme duke organizuar tribuna të ndryshme, prezantime, përkrahje në përgatitje të referendumeve, kuvende rinore në shkolla ose edhe nëpër komuna ku jetojnë, etj.

 

 

 

53

 

 
Këta të rinj që aktivizohen në Politikë, janë me përgatitje profesionale të ndryshme, nga shkollat e mesme profesionale deri tek gjimnazistët. Laramania e profesioneve vërehet edhe tek të moshuarit nëpër kuvende të ndryshme, ku kemi të bëjmë me bujq, gastronomë deri te juristë e mjekë shumë të njohur.
Karakteristika primare e polikanit në Zvicër është që puna dhe angazhimi i tij të duket në çdo rast e vend, kurse ai si person të jetë në rend të fundit. Kjo e bënë ate më të pëlqyer dhe më të afërt me komunitetin, ngase të gjithë politikanët pavarësisht ku jetojnë, punojnë për interesat e komunitetit që përfaqsojnë (?)
Politikanët e të gjitha niveleve në Zvicër nuk kanë truproje personale, ata shihen edhe nëpër vendet e rëndomta ku ndoshta në një shtet tjetër është absurd të thuhet. Ata nuk kanë vetura (nga shteti) apo shofer personal, por udhëtojnë me mjetet e komunikacionit të qytetit si që janë linjat e regullta të autobuseve, tramvajeve dhe trenave ose me bicikletë (psh. njëri nga 7 këshilltarët federal që ka Zvicra, udhëton çdo ditë nga 15 km një drejtim deri në Parlament). Kështu ndodhë që njërin nga ata ndonjëherë e ke përballë ulëses tënde apo krahpërkrahu në ndonjë rrugicë të qytetit. Kjo ata i mban ende më afër me popullin, po pate një hall, ata të dëgjojnë në mes të rrugës nëse ka nevojë. Në një bisedë në grup ai nuk bisedon për politikë dhe të jetë në krye të vëmendjes, me shumë dëshirë ai fletë për ngjarje ditore të rëndomta.

 

 

 

16

 

 
Në fushatat parazgjedhore politikanët në Zvicër i sheh në stacionet e autobusave apo trenave personalisht duke shpërndarë fletushka apo informacione në lidhje me zgjedhjet ose subjektin që ai përfaqëson. Të njëjtën ata e bëjnë edhe para ndonjë referendumi ku ai është i aktivizuar nga subjekti i tij ose vetëkontributi rreth temës që është në të.

 
Sa do kisha dëshirë të shihja një politikan në trojet shqiptare të jetë i përgatitur për profesionin që bënë, të shkojë në punë me mjetet që më lartë i ceka, kur të jem në ndonjë festë apo mort mos të vërej se erdhi politikani, me truprojet dhe veturat e zeza nga të gjitha anët dhe jepë përshtypjen se ai është qendra e botës.
Sa do kisha dëshirë që politikanët tanë të mos krenohen për çdo gjë që ata e bëjnë, bile as për flamujt e shumtë në tavolinat e punës, ngase tavolinat janë për punë kurse flamujt e kanë vendin para ndërtesës së institucionit ku punon, as gjysmak e as më të vogël.
Sa do kisha dëshirë të shoh një politikan të kërkoj apo të jap llogari dhe garancë, pasi që e ka kryer punën e jo ansjelltas.
Sa do kisha dëshirë …. (Asan Jashari, Ostermundigen/Bernë)

Top