Zvicra e tronditur për viktimën e saj nga avioni i rrëzuar në Rusi

08:00:37                2018-02-13

 

Tek prodhuesi i kompresorëve nga Winterthuri i Zvicrës „Burckhardt Compression“ po mbretëron pikëllim i madh. Bashkëpunëtori i tij zviceran, Ueli K. (46) është njëri nga 71 viktimat e rrëzimit të avionit rus në afërsi të Moskës. Një lajm i tillë për bashkëpunëtorët është bërë i ditur gjatë të hënës.

Frika më e tmerrshme u shndërrua në konstatim të sigurt. Në rastin e rrëzimit të avionit rus në afërsi të Moskës me 71 viktima, ka pësuar edhe një viktimë nga Zvicra. Sipas hulumtimeve të gazetës „Blick“ bëhet fjalë për Ueli K. (46) nga Stein am Rhein të Schaffhausenit. Bashkëpunëtori i prodhuesit të kompresorëve „Burckhardt Compression“ ka qenë duke udhëtuar në një rafineri për në Orsk, ku do të vëzhgonte vendosjen e një turbine të re.

Bordi ekzekutiv i „Burckhardt Compression“ e ka konfirmuar lajmin e tmerrshëm: «Është një shok për ne. Menjëherë i informuam bashkëpuntorët tanë për aksidentin tagjik dhe jemi në kontakte të ngushta me familjarët e tij».

Kjo sipërmarrje ndërkombëtare ka përfaqësinë e saj edhe në Moskë. Montuesi Ueli K. shpeshëherë e ka vizituar Rusinë dhe për disa javë është dashur të përkujdeset në vëzhgimin e vendosjes së një turbine të re. Zvicerani nga Schaffhauseni me vite të tëra ka qenë bashkëpunëtor i kësaj sipërmarrje, njofton Shtegu.com. Bordi ekzekutiv me këtë rast pohon: «Ai e njihte kantierin në Orsk dhe me vetëdijë të plotë e kishte rezervuar fluturimin për të dielën. Êshtë hera e parë që në sipërmarrjen tonë një udhëtim zyrtar përfundon në mënyrë tragjike. Pikëllimi ynë është i papërshkruar».

Ministria e Jashtme zvicerane EDA e ka konfirmuar vdekjen tragjike të zviceranit. Ambasada e Zvicrës në Moskë është në kontakt me autoritetet vendore lokale, ndërsa EDA me familjarët e viktimës. Këshilltari nacional zviceran Ignazio Cassis u ka shprehë të gjitha familjeve të prekura ngushëllime, në mesin e të cilave edhe familjes së zviceranit të ndjerë. (Shtegu.com)

 

 

Top