Zviceranët nuk paguajnë shumë „shtojer“

17:28:30                2018-04-28

 
 

Në krahasim me vendet tjera, zviceranët paguajnë më pak për shtetin. Barra më e madhe bie mbi të vetmuarit.

Në Zvicër ia vlen të punohet. Në krahasim me vendet e tjera europiane nga OECD, ata paguajnë shumë më pak të holla për shtetin. Pas shlyerjes së borxhit ndaj tatimit dhe shërbimeve sociale, sipas mesatares për të jetuar ngelë ende shumë. Ky është një vlerësim i OECD-së në studimin «Taxing Wages».

 

Më së tepërmi duhet të paguajnë belgët, pasi 40 për qind nga rroga duhet t`ia japin shtetit. Gjermanët i japin pak më pak se bëlgët, përcjell Albinfo.ch. Më pak se në Zvicër paguajnë punëtorët kilianë, të cilët shtetit i japin 7 për qind të rrogës. Në Korenë Juogore tatimi është 7 për qind. 

 

Një pasqyrë tjetër shihet tek familjet: Mesatarja e hapësirës së shteteve të OECD-së për një person të martuar, me dy fëmijë është 14 për qind. Në këtë mënyrë, atyre u mbetet shumë më tepër nga rroga se sa të vetmuarve. Për dallimin e tillë përgjegjëse janë shtesat fëmijërore.

 

Familja në Zvicër është shumë më e privilegjuar: Ndalesat për shtetin arrijnë shifrën prej 3,5 për qind. Më së tepërmi paguhet në Turqi me 26 për qind. 

Top