Zënkë masive nën ndikim të alkoolit, maqedonasi dhe zvicerani rrahin dy zviceranë

19:21:04                  2018-05-14

 

 

 

Pasditen e së shtunës, rreth orës 18.00, në Policinë Kantonale të Aargaut është pranuar një informatë se në rrugën „Bahnhofstrasse“ në Aarau është shkaktuar një zënkë. Forcat policore menjëherë kanë shkuar në vendngajrje dhe e kanë ndërprerë zënkën, shkruan „Zofinger Tagblatt“, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, dy zviceranë të moshës 42 dhe 44-vjeçare kanë pësuar lëndime dhe është dashur të dërgohen në spital.
 
Dy sulmuesit e dyshuar, një shtetas 33-vjeçar nga Maqedonia dhe një zviceran 28-vjeçar, që të dy me vendbanim në rrethinë, janë arrestuar përkohësisht. Që të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Policia Kantonale tani i ka ndërmarrë hetimet e mëtutjeshme, ndërsa Prokuroria Lenzburg-Aarau ka hapur hetim penal.
Policia është në kërkim të dëshmitarëve, sidomos të atyre të cilët kanë arritur ta incizojnë ngjarjen me celularë.
Top