Zënkë masive në Zvicër, një person nga Maqedonia plagoset me thikë

18:27:26                   2018-06-04

Natën e së dielës, një person 19-vjeçar është plagosur me thikë në Liestal. Sulmuesi i dyshuar 25-vjeçar është arrestuar.

Pak pas mesnate, në rrugën „Spitalgasse“ është shkaktuar një zënkë e ashpër, ka njoftuar Policia Kantonale e Basel-Landschaft. Dy grupe kundërshtare e kanë filluar konfrontimin verbal në stacionin e trenit në Liestal. Pak më vonë, ata janë takuar sërish në rrugën „Spitalgasse“, ku ka filluar konfrontimi fizik me thika.
Prokuroria në Basel-Landschaft ka filluar procedurën ndaj një zvicerani 25-vjeçar si sulmues i dyshuar. Viktima 19-vjeçare nga Maqedonia është dërguar në spital. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.

Top