VIDEO: Zjarrikësit heronj të Shkupit shpëtojnë një mace nga kanalizimi

23:42:48                     2018-10-05

 

Në një aksion shpëtimi në afërsi të kalasë së Shkupit, zjarrfikësit Nuredini, Toni dhe Sasho kanë arritur të shpëtojnë një mace të vogël, të ngujuar në një kanalizim të qytetit. Në një video që po shpërndahet në mënyrë virale nëpër rrjetet sociale, dëgjohen klithmat e gëzimit dhe të kënaqësisë së të pranishmëve, pas shpëtimit të maces.

Bëhet fjalë për zjarrfikësit Nuredin Mustafa, Sasho Bogdanovski dhe Toni Mitrevski, të cilët janë punëtorë me përvojë të gjatë në ekipin e zjarrfikësve. Ata shpëtojnë njerëz, por ndihmojnë edhe kur duhet të shpëtohet ndonjë kafshë. Banorët e qytetit të Shkupit, Muhamed Ali dhe i biri i tij Kerem ishin lajmëruar tek kujdestaria e zjarrfikësve të brengosur se në një shahtë nën kalanë e Shkupit, ishte ngujuar një mace.

Nuredini, Toni dhe Sasho janë futur brenda në shahtë, por maceja është frikësuar dhe gjithnjë ka ikur. Përmes mjaullimit të maces nga celulari, janë munduar ta mashtrojnë. Vetëm pas dy orëve të plotë, ata kanë arritur ta nxjerrin macen nga shahta, duke përdorur presionin e ujit me të cilin e kanë orientuar nga një shahtë tjetër. Tani maceja ndjehet mirë, por ka nevojë për një familje e cila do të kujdesej për te.

 

 

Во спасувачка акција која траеше повеќе од два часа пожарникарите Нуредин, Тони и Сашо спасија маче заглавено во канализација кај скопско Кале

Публикувахте от Види Вака в Петък, 5 октомври 2018 г.

 

Top