Vazhdon shkëlqimi i Milot Rashicës në Bundesligën gjermane (FOTO+VIDEO)

16:15:40                  2019-03-17

 

 

Sulmuesi shqiptar në rolin edhe të alos së majtë, Milot Rachica, po vazhdon shkëlqimin e tij në Bundesligën gjermane. Në ndeshjen e fundit kundër ekipit Bayer Leverkusen, të cilën Werder Bremen e fitoi si mysafir me rezultat 1:3, Miloti shënoi golin e dytë në minuëtn 38, duke rritur avantazhin në 0:2.

Një kundërsulm i shpejtë i skuadrës mysafire dhe një pasim perfekt i Kruse, atë e solli të vetëm përballë portierit vendës, ndërsa Miloti e gjuajti topin në rrjetë, informon Shtegu.com.

Në minutën 65`, Miloti u zëvendësua nga Martin Harnik dhe nga tifozët mysafirë u përcoll me ovacione.
Gjatë këtij sezoni, Miloti ka shënuar shtatë gola, ndërsa ekipi Werder, me këtë fitore gjendet në pozitën e tetë të tabelës së klasifikimit, me 39 pikë të tuabuara.

Please follow and like us:
183547
Top