Vazhdon katrahura e natyralizimit të shqiptarit nga Maqedonia e Veriut

14:15:01                 2019-03-17

 

 

Natyralizimi i shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Haki Iseinit, është duke u zhvilluar mëtitje në një histori të pafundme. Procesi është dashur të ndalohej për herë të dytë, pasi Hakiu po përballet me një procedurë penale, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Shtegu.com. Kjo është konfirmuar nga kryeprokuror i Kantonit të Aargaut, Philipp Umbricht.

Deri në këto momente, situata dukej aq mirë. Por, deri dje, kur kërkesa kishte të bëjë me një “natyralizim të zakonshëm” të administratës lokale në Dintikon dhe vendimi i natyralizimit është dashur të miratohet në takimin veror të komunës.

Kryebashkiaku Ruedi ëürgler, për “Aargauer Zeitung” ka deklaruar: “Ne kemi marrë një dispozicion nga prokurori publik që të pezullojë aplikimin për natyralizim, sepse në pritje janë procedura penale”, përcjell Shtegu.com.

Tre vite më parë, Hakiu ishte ankuar ndaj vendimit negativ të kuvendit komunal – me sukses. Më vonë, kërkesa e sapo filluar për natyralizim u pezullua nga këshilli lokal për herë të parë. Pengesa e supozuar më pas u anulua në të kaluarën e afërt. Por tani është shfaqur një e re.

Please follow and like us:
183547
Top