Vazhdojnë ëndrrat e Challandes me djelmoshat kosovarë

15:31:05                 2018-09-14

 

 

Falë implementimit të Lidhjes së Kombeve në futboll, edhe një komb si Kosova mund të ëndërrojë për Kampionatin Europian më 2020. Bernard Challandes është në rrugë të mbarë për tu bërë atje hero kombëtar.
 
Kosova ka luajtur pesë ndeshje gjatë këtij viti. Dhe asnjërën nuk e humbi. Katër fitore – 1: 0 kundër Madagaskarit, 2: 0 kundër Burkina Fasos, 3: 0 kundër Shqipërisë në Cyrih, 2: 0 kundër Ishujve Faroe. Përpos kësaj, edhe një barazim kundër Azerbajxhanit. Dy ndeshjet e fundit u zhvilluan në kuadër të Ligës së Kombeve. Dhe në këtë mënyrë, Kosova tani është duke e udhëhequr tabelën e grupit 3 të Ligës D.
 
Trajneri kombëtar Challandes (67): „Djelmoshave ua tregova ermat e të gjitha ekipeve në Ligën D dhe i pyeta: A ka ndonjë ekip që është më i fortë se ne?“ Përgjigja e djelmoshave ishte e qartë.
 
Por edhe veterani Challandes është i bindur: „Skuadrat si Gjeorgjia ose Bjellorusia janë të forta, kanë shumë më tepër përvojë sesa ne. Por të gjitha ekipet e kanë. Në moshën dyvjeçare, ne jemi ende si një foshnje që sapo ka mësuar të ecë, por nganjëherë rrëzohet. Por jo: Nuk është asnjëra më e fortë se ne“.
 
Dhe në këtë mënyrë, ëndrrat lejohen. Ëndërrimi i kualifikimit për raundin përfundimtar të Kampionatit Europian. „Pas ndeshjeve të grupeve të Ligës së Kombeve fillon kualifikimi i rregullt i Kampionatit Europian. Normalisht nuk kemi një gjasë“, thotë trajneri me preajrdhje nga Le Locle NE. „Kjo do të thotë se kualifikimi do të ishte një përgatitje ideale për gjysmëfinale të Ligës së Kombeve“.
 
Sepse në Kosovë, të gjithë janë në pritje. „Euforia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mendojnë se ne mund të bëhemi kampionë europianë … Për ndeshjen e parë kualifikuese si vendase, për shumë pak minuta u shitën 12.000 bileta. Do të kemi mundur të shesim edhe 30.000 bileta“. Kosova fitoi në Prishtinë kundër Ishujve Faroe me rezultat 2:0. „Fakti që stadiumi ynë është rinovuar, që tani mund të luajmë në shtëpi dhe jo në Shqipëri, është një moment historik. Po ashtu, tani kemi një terren të përshtatshëm trajnimi në Prishtinë dhe nuk kemi nevojë për të udhëtuar 40 kilometra në Mitrovicë“.
 
Receta e Challandes për sukses
 
Çfarë e shtyu Challandesin, i cili si trajner i Përfaqësueses së Armenisë tashmë ka fituar përvojë me një përzgjedhje të ngjashme të vendeve të tilla, të tregojë se djelmoshat kosovarë në këtë moment po luajnë shkëlqyeshëm futboll? „Të merremi vesh, ne nuk luajtëm kundër Gjermanisë apo Francës“, thotë ai. „Vullneti ishte gjithmonë i pranishëm, i përzier me një patriotizëm të caktuar. Dhe një dozë çmendurie dhe kreativiteti. Dhe djemtë po tregojnë se nuk janë vetëm për mbrojtje. Në kualifikimet për Kupën e Botës në Rusi, ata kanë pranuar 24 gola. Kjo nuk shkon kështu! Edhe kampioni botëror Franca kishte dhjetë lojtarë në mbrojtje në Kupën e Botës. Gjithashtu ManU ose Liverpool. Kur të pranohet topi, duhet shkuar tetë përpara. Ky është zb8ulimi më i ri nga Rusia. Argjentina, për shembull, ka punuar shumë më keq, shpesh vetëm me pesë lojtarë“.
 
Rezultati? Kosova në pesë ndeshjet e vitit 2018, nuk ka pranuar asnjë gol. Dhe me virtytet zvicerane, siç thotë Challandes. Gjashtë lojtarë në skuadrën e tij kanë rrënjë nga Zvicra, apo luajnë aktualisht në Super Ligën zvicerane:
 
· Fidan Aliti (Skenderbeu, i rritur në Bazel)
· Hekuran Kryeziu (FC Zurich, i lindur në Küssnacht SZ)
· Benjamin Kololli (FCZ, i lindur në Aigle VD)
– Jetmir Krasniqi (Lugano, i rritur në Vaud)
· Idriz Voca (FC Luzern, i lindur në Stans Në)
· Arbenit Xhemajli (Xamax, i lindur në Brugg AG)
 
Të tjerë si Mirlind Kryeziu nga FCZ mund t`i ndjekin hapat e tyre. Por, ai luan për U21 të Zvicrës. Challandes: „Kam biseduar me presidentin e federatës, Peter Gilliéron. E gjetëm shumë shpejt një gjuhë të përbashkët me njëri-tjetrin. Kryeziu është në listën time, natyrisht. Por unë nuk përpiqem ta bind askend. Vetëm kur dikush vjen në përfundimin se nuk dëshiron të provojë për Zvicrën, mund të vijë tek ne. Dhe ai gjithashtu dëshiron të luajë për Kosovën, pasi të gjithë mund të luajnë edhe për Shqipërinë. Për mua, vetëm një gjë ka rëndësi: çfarë dëshiron lojtari“.
 
Dhe ata që i thanë po Kosovës, tani duan një gjë: Raundin përfundimtar të Kampionatit Europian në vitin 2020. Synimi ka filluar. Qëllimi është real!
Top