URIME 727 VJETORI I PAVARËSISË ZVICËR

11:45:03                   2018-08-01

 

 

Veprimtari i njohur për çështjen shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, aktivisti Haki Latifi ka uruar shtetin e Zvicrës për përvjetorin e saj të 727-të, me një postim emocional. Ja edhe postimi i tij i plotë i huazuar nga profili i tij në Facebook:

Dita e pavarësisë kombëtare e shtetit mik Zvicerian

Sot qytetarët e Zvicrës festojnë ditën e pavarësisë, e cila shenon lindjen e Konfederatës së Zvicrës. 727 vite më parë, tre kantone në zemrën e Alpeve ranë dakord për një pakt solidariteti.

Dita Kombëtare Zvicerane e 1 Gushtit përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane. Në vitin 1291, tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Zvicra është njëri ndër shtetet që u ka ndihmuar më së shumti shqiptarëve. Në Zvicër jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, thuhet se 10% e popullsisë së Kosovës jetojnë në këtë shtet mik. Mund të jenë rreth 250 000 sish, e herë pas here jepen edhe shifra më të larta. Si do që të jetë, shumë prej tyre e kanë edhe shtetësinë e Zvicrës.

Zvicra njihet si njëri ndër shtetet më mike të popullit shqiptar.

Urime të gjithë qytetarëve zviceran 1 Gushti- dita kombëtare e pavarësisë!

Uruar që këtë shtet dhe popullin e tij ta bekojë Perëndia dhe t’i dhurojë çdo të mirë.

*

*

Top