Turp! Incident i armatosur mes anëtarëve të BDI-së në Çarshinë e Shkupit

Para disa çastesh në Çarshinë e Shkupit ka ndodhur një përleshje fizike që më pas ka vazhduar edhe me shkrepje armësh në ajër.
Siç mëson ‚Fakte nga dëshmitarë okularë, protagonistë kryesorë në përleshje kanë qenë dy funkcionarë të BDI-së nga sfera e arsimit me iniciale Sh.Z. dhe B.H.
Për shkaqe deri tani të panjohura B.H. fizikisht e ka sulmuar Sh.Z. dhe pas tollovisë fillestare ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes, për t’u kthyer vetëm pas pak çastesh i armatosur, pasi ka shkrepur me pistoletë në ajër. Lajm

Top