Tragjedi e rëndë në Maqedoni, së paku trembĕdhjetë persona të vdekur

19:16:07                  2019-02-13

 

Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarëve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.
Sipas informatave zyrtare të TV Alsat, numri i viktimave ka arritur në trembëdhjetë, përcjell Shtegu.com.

Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në Spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në Spitalin ushtarak “8 Shtatori”.

Përndryshe, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pikëpagesës së parë, në fshatin Llaskarcë.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

Please follow and like us:
8752

*

*

Top