„The New York Times“: Detroiti të popullohet me të arratisur sirianë

56 Lexime

Një grup intelektualësh amerikanë mendojnë se ky qytet i madh, tashmë është i shkretë, ndërsa të arratisurit nga lufta në Siri, mund të jenë bashkësia ideale që ai të gjallërohet
SHBA-të duhet t`i pranojnë 50.000 emigrantë nga Siria dhe t`i vendosin në qytetin Detroit të shtetit federal amerikan Michigan, që i njëjti të gjallërohet, kanë propozuar disa intelektualë në një artikull të përbashkët, të botuar në „New York Times“. Të arratisurit nga Siria janë bashkësi ideale për t`ia arritur këtij qëllimi. Amerikanët me prejardhje arabe tashmë kanë prani dinamike në Detroit, theksojnë David D. Laitin, profesor i shkencave politke në Stanford dhe Marc Jahr, ish kryetar i korporatës. Ata theksojnë se Detroiti në një kohë ka qenë qytet i madh, ndërsa tani është i shkretë. Gjatë vitit 2013, qyteti shpalli bankrot, por një gjendje e tillë tashmë është e kaluar. Numri i banorëve prej 1,9 milionë në vitin 1950, është reduktuar në rreth 700.000. Në qytet janë mbi 70.000 ndërtesa të braktisura. Nga ana tjetër, numri i të arratisurve nga lufta në Siri është pothuajse 1,8 milionë në Turqi, dhe mbi 600.000 në Jordani. „Të supozojmë se këto dy katastrofa humanitare e sociale do të bashkoheshin që të krijohej ndonjë e mirë“, mendojnë iniciatorët e idesë. Ata gjithashtu kanë deklaruar se kryetari i SHBA-ve duhet ta rritë kuotën vjetore të pranimit të refugjatëve prej 50.000 personave dhe për këtë qëllim të sigurohen 1,5 miliardë dollarë.